Flash

Avokati pa licencë merr 10 mijë Euro dhe zhduket

Lapsi.al 6 January 2025
Avokati pa licencë merr 10 mijë Euro dhe zhduket

Më 20 Dhjetor 2024 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Vjollca Faja, e cila u drejtua në redaksinë e “Stop”, pasi në vitin 2014 ka fituar gjyqin për një pronë dhe nga ky vit vendimi nuk është ekzekutuar.

Në muajin Mars nëpërmjet një personi, takohet me avokatin Bledar Paheshti, i cili në fillim u prezantua si përmbarues e më pas avokat dhe firmosi një kontratë, sipas të cilës ai merrte përsipër të ekzekutonte vendimin e gjykatës.

Për këtë avokati kërkoi 20 mijë Euro. Në fillim do të kryhej pagesa 10 mijë Euro, të cilën qytetarja e kreu dhe po priste ekzekutimin e vendimit. Avokati filloi ta sorollaste, derisa u zhduk e ndryshoi dhe numrat e kontaktit. Nga mesazhet mes avokatit dhe klientes duket se mbrojtësi ligjor e ka shtyrë vazhdimisht vendimin për javën tjetër, pa e ekzekutuar kurrë.

Vjollca telefonon ndërmjetësen, që e lidhi me avokatin Paheshti, por ajo tërhiqet duke mos marrë asgjë përsipër.

Nga informacionet e “Stop”, rezultonte se në momentin e nënshkrimit të kontratës, avokati Paheshti nuk ka pasur licensë, pasi ka qenë i pezulluar nga Dhoma e Avokatisë.

Disa ditë pas këtij transmetimi, Vjollca Faja thotë se është kontaktuar nga ndërmjetësja dhe ka marrë paratë, falë emisionit “Stop”.

“Një javë më vonë u krye. Falenderoj shumë “Stop-in” për gjithë punën e mirë që bëni dhe u krye shumë shpejt. Ndërmjetësja më mori në telefon dhe më tha “hajde të marrësh paratë”. Falenderoj nga zemra të gjithë sepse ishte diçka shumë e shpejtë dhe nuk e prisnim. Shpresoj që të bëni punë të tjera të mira. Faleminderit shumë”, tha Vjollca Faja./tvklan.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09