Flash

Qytetarët e Kosovës më të varfrit në rajon e Europë

Lapsi.al 6 January 2025
Qytetarët e Kosovës më të varfrit në rajon e

Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon e Europë. Shkalla e varfërisë aktualisht është 19.2 për qind, ndërsa prodhimi i brendshëm bruto për frymë është 5.889 euro. Kosova vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta për frymë, krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian. Sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë mbetet e lartë, 19.2 për qind.

Sipas këtij institucioni financiar ndërkombëtar, vendi mbetet prapa fqinjëve të saj me Bruto Produktin Vendor për frymë, që arrin vetëm 5.889 euro. Ndërsa, Luksemburgu (137,839 euro), Irlanda, Holanda, Danimarka dhe Austria janë pesë vendet e BE-së me të ardhurat më të larta për frymë.

“Të ardhurat për frymë mbeten të ulëta në krahasim me mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe shkalla e varfërisë mbetet më e lartë, pak mbi 19 për qind. Ne konsiderojmë se për të arritur progres të qëndrueshëm në zvogëlimin e varfërisë dhe rritjen e prosperitetit të përbashkët, Kosova duhet të kalojë në një model të rritjes ekonomike konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë për të gjithë popullin e Kosovës.

Sigurimi i vendeve të mjaftueshme të punës me cilësi të lartë për popullatën e re të Kosovës do të ndihmojë për të kapërcyer hendekun në të ardhura me BE-në”, ka treguar zëvendës menaxherja e Bankës Botërore për Kosovë, Jane Sprouster në një deklaratë për mediat në Kosovë.

Sprouster shprehet se rritja ekonomike parashikohet të jetë në 3.8 për qind për vitin 2024 dhe deri 4 për qind në periudhën afatmesme. Sipas saj me rritjen ekonomike që pritet të përshpejtohet, Banka Botërore parashikon që varfëria do të ulet, nga 19.2 për qind në 2024 në 17.1 për qind në 2025.

“Projeksionet tona të fundit, nga tetori 2024, tregojnë se rritja e BPV-së parashikohet të përshpejtohet në 3.8 për qind në vitin 2024 dhe gradualisht të shkojë drejt 4 për qind në periudhën afatmesme.

Nga ana e prodhimit, shërbimet dhe ndërtimti do të japin kontributin më të lartë në rritje ekonomike. Ne presim që eksportet e mallrave të mbeten të ndrydhura këtë vit, përpara se të rikuperohen gradualisht deri në vitin 2026”.

Po ashtu sipas Bankës Botërore, Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të papunësisë në rajon. Sipas raportit të fundit vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar. Sipas BB-së, Kosova ballafaqohet me nevojën për të ndërmarrë reforma, duke përfshirë zbatimin e një strategjie të re energjetike dhe përmirësimin e sigurisë së ujit.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se qytetarët e vendit, pjesën më të madhe të buxhetit familjar e ndajnë për blerjen e artikujve ushqimorë. E, paga mesatare e tyre sillet në rreth 570 euro. Në fund të tetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori vendim për rritjen e pagave në sektorin publik – për 55 euro nga janari i vitit të ardhshëm dhe për 55 euro të tjera nga korriku.

Paraprakisht, në fund të gushtit, Qeveria e Kurtit vendosi edhe për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Me vite, ajo ishte 130-170 euro. Buxheti i Kosovës miratuar nga Qeveria për vitin 2025 ka vlerën 3.6 miliardë euro./ Monitor

Të këshilluara

SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën

SPAK do të pyesë nesër, në orën 10:00, ish-Presidentin e Republikës Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim. Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale s...

14:25

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43