Flash

SHIFRAT/ Shqiptarët në krye të emigrantëve të arrestuar për krime seksuale në Britani

Lapsi.al 6 January 2025
SHIFRAT/ Shqiptarët në krye të emigrantëve të arrestuar

Shtetasit e huaj kanë 3 herë më shumë mundësi të arrestohen për abuzime seksuale sesa qytetarët britanikë. Analiza e shifrave është publikuar në të përditshmen britanike “The Telegraph”. Policia britanike bëri më shumë se 9 mijë arrestime të shtetasve të huaj për shkelje seksuale në 10 muajt e parë të vitit të kaluar.

Kjo përfaqësonte një të katërtën (26.1%) të gjithsej 35 mijë arrestimeve të bëra për abuzime seksuale në të gjithë vendin. Të huajt kishin 3.5 herë më shumë gjasa për t'u arrestuar për vepra të tilla sesa britanikët. Norma është 165 arrestimesh për 100 mijë të popullsisë emigrante kundrejt 48 arrestime për 100 mijë britanikë. Të huajt përbëjnë 9% të popullsisë britanike, por ata përfshinin 16.1% të numrit total të arrestimeve.

Britania e Madhe: Emigrantët kanë tre herë më shumë gjasa për të kryer vepra seksuale – “Të parët” në krim shqiptarët

Në krye të tabelës së krimeve vendosen shqiptarët si kombësia më e mundshme për t'u arrestuar, të ndjekur nga afganët, irakianët, algjerianët dhe somalezët. Analiza është bërë pas pretendimeve për shkallën e krimit të emigrantëve. Në Britani po rriten kërkesat për të pasur një hetim publik në lidhje me skandalet seksuale dhe cila është përkatësia etnike e të dyshuarve.

Kanë qenë deputetët konservatorë që i kanë kërkuar qeverisë të publikojnë këto të dhëna, siç bëhet në Danimarkë dhe në disa shtete të SHBA-së.

Për të gjitha krimet në përgjithësi, rumunët përbënin numrin më të madh të arrestimeve me (11 678) të ndjekur nga polakët (9 583), shqiptarët (5 665), indianët (5 414), pakistanezët (4 171), nigerianët (3 317), lituanezët (3 253) dhe iranianët (3 000).

Nga viti 2021, shqiptarët kishin shkallën më të lartë të arrestimeve me 209.8 arrestime për 1000 banorë të ndjekur nga afganët (106.9), irakianët (92.9), algjerianët (72.7), marokenët (70) dhe somalezët (64.6). Shkalla për të dyshuarit britanikë ishte 12.

Qeveria britanike publikoi të dhëna edhe për përkatësinë etnike të personave të arrestuar që mbahen në burgje ku shqiptarët janë kombësia më e madhe, me 13%, të ndjekur nga polakët, rumunët, irlandezët dhe xhamajkanët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën

SPAK do të pyesë nesër, në orën 10:00, ish-Presidentin e Republikës Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim. Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale s...

14:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI