Flash

Ish-ylli i futbollit amerikan Tiger Bech, vritet në sulmin terrorist në New Orleans

Lapsi.al 2 January 2025
Ish-ylli i futbollit amerikan Tiger Bech, vritet në sulmin terrorist
Bota e futbollit amerikan është në zi pas lajmit tragjik të vrasjes së Tiger Bech, i cili humbi jetën gjatë sulmit terrorist që tronditi New Orleans, duke shkaktuar 15 viktima dhe 30 të plagosur. Ish-lojtari, vetëm 28 vjeç, u godit nga një kamion elektrik Ford F-150 i marrë me qira nga autori i masakrës, Shamsud-Din Jabbar, siç ka konfirmuar në rrjetet sociale vëllai i tij më i vogël, Jack Bech, edhe ai lojtar futbolli.

Konfirmimi i vrasjes nga i vëllai në rrjetet sociale

Jack Bech, vëllai i Tiger, shprehu dhimbjen e tij në rrjetin social X, duke konfirmuar vdekjen e Tiger në mbrëmjen e vonë të 1 janarit: “Do të të dua përgjithmonë, vëlla! Më ke frymëzuar çdo ditë, tani mund të jesh gjithmonë me mua. E mbaj me krenari këtë ‘T’ të familjes sonë, mos u shqetëso. Kjo është për ne,” shkroi ai duke ripostuar një lajm zyrtar për viktimat e sulmit.

Kush ishte Tiger Bech, ish-lojtari i futbollit amerikan?

Tiger Bech ishte i njohur në botën e futbollit amerikan për arritjet e tij sportive. Ai studioi në Princeton me bursë dhe u diplomua në vitin 2021, duke ndjekur një karrierë të suksesshme si marrës topash (receiver) me 53 pritje për 825 jardë dhe tre touchdown. Në vitin 2023, ai vendosi të tërhiqej nga futbolli dhe filloi të punonte si tregtar në kompaninë “Seaport Global” me seli në New York, por vazhdoi të mbështeste nga afër karrierën e vëllait të tij, Jack, i cili aktualisht luan për TCU Horned Frogs.

Tragjedia në mëngjesin e Vitit të Ri

Sulmi ndodhi në Bourbon Street, në lagjen franceze të New Orleans-it, rreth orës 3:15 të mëngjesit të Vitit të Ri. Një kamion u përplas me turmën dhe drejtuesi i tij, Shamsud-Din Jabbar, filloi të qëllonte pasi zbriti nga automjeti. FBI konfirmoi se Jabbar mbante flamurin e Shtetit Islamik (ISIS) dhe kishte përgatitur eksplozivë artizanalë brenda automjetit, ku kishte fshehur gjithashtu një pistoletë dhe një pushkë gjysmë-automatike AR. Autoritetet e vranë sulmuesin në vend dhe e klasifikuan incidentin si akt terrorist, i cili shkaktoi gjithsej 15 viktima dhe 30 të plagosur.

Ngushëllimet e New Orleans Pelicans për komunitetin e tyre

Ngjarja tronditi të gjithë botën sportive amerikane, përfshirë edhe ekipin e NBA-së, New Orleans Pelicans, të cilët shprehën dhimbjen e tyre teksa udhëtonin për në Miami. Pas përfundimit të ndeshjes, ata nderuan viktimat si në fushë, ashtu edhe në rrjetet sociale, duke shprehur solidaritetin e tyre me komunitetin e prekur nga kjo tragjedi. Fatmirësisht, asnjë nga miqtë, familjarët apo të afërmit e lojtarëve të Pelicans nuk u përfshi në incident.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI