Flash

Inter-Atalanta luajnë gjysmëfinalen e parë: fituesi përballet me Juventus ose Milan

Lapsi.al 2 January 2025
Inter-Atalanta luajnë gjysmëfinalen e parë: fituesi

Inter dhe Atalanta hapin zyrtarisht Final Four të Superkupës Italiane 2024 me gjysmëfinalen e parë të planifikuar. Ndeshja luhet sot, e enjte, 2 janar, me fillim në orën 20:00 me orën tonë. Kështu nis Superkupa Italiane 2024, në Riad, që do t’i japë mundësinë një prej Interit, Juventusit, Milanit ose Atalantës të fitojë trofeun e parë të sezonit. Final Four i Superkupës Italiane në Arabinë Saudite përball kampionët aktualë të Italisë kundër finalistëve të Kupës së Italisë. Në rast barazimi në kohën e rregullt, formati parashikon kalimin direkt te penalltitë pa luajtur kohë shtesë. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri ndërkombëtar Chiffi.

Formacionet e mundshme për gjysmëfinalen Inter-Atalanta

Një provë e parë që si Interi, ashtu edhe Atalanta, duhet ta kalojnë për të vazhduar dhe për të luftuar për trofeun e parë të sezonit në finalen e Superkupës. Simone Inzaghi me shumë gjasa do të përpiqet të menaxhojë forcat në dispozicion, duke zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, por duke pasur parasysh edhe rotacionin dhe ndryshimet e detyruara për shkak të mungesave. Përpara Sommer-it, pritet të luajnë Bisseck, De Vrij dhe Bastoni, me Dumfries dhe Dimarco në krahë, ndërsa në qendër të mesfushës Barella dhe Mkhitaryan do të jenë pranë Calhanoglu-t. Sulmi do të përbëhet nga Thuram dhe Lautaro Martinez. Acerbi dhe Pavard janë të padisponueshëm.

Lexo më tejVideo/ Inter perfekt në transfertë, Cagliari ul Sherrin në pankinë por pëson 3

Nga ana tjetër, për teknikun Gasperini kjo ndeshje do të jetë një test i ri, por ai nuk do të mund të llogarisë në Mateo Retegui, si dhe në Ruggeri dhe Scamacca. Përpara portierit Carnesecchi, mbrojtja me tre do të përbëhet nga Kossonou (i favorizuar ndaj Gjimshitit), Hien dhe Kolasinac, ndërsa Bellanova dhe Zappacosta do të veprojnë në krahë. Në mesfushë do të jenë De Roon dhe Ederson. Zaniolo, titullar në vend të Pasalic, do të ndihmojë dyshen e sulmit De Ketelaere dhe Lookman.

Formacionet e mundshme:

INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

Në stol: Martinez, Calligaris, Carlos Augusto, Palacios, Aidoo, Alexiou, Darmian, Buchanan, Asllani, Zielinski, Frattesi, Berencruch, Correa, Taremi, Arnautovic. Trajner: Inzaghi.

ATALANTA (3-4-1-2): Carnesecchi; Kossonou, Hien, Kolasinac; Bellanova, De Roon, Ederson, Zappacosta; Zaniolo; De Ketelaere, Lookman.

Në stol: Rui Patricio, Rossi, Toloi, Djimsiti, Scalvini, Brescianini, Sulemana, Ruggeri, Palestra, Samardzic, Pasalic, Vlahovic. Trajner: Gasperini.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI