Flash

Duka, mesazhi i urimit për Vitin e Ri: arritjet e objektivat e ardhshme

Lapsi.al 31 December 2024
Duka, mesazhi i urimit për Vitin e Ri: arritjet e objektivat e ardhshme

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve ka bërë një mesazh urimi për komunitetin shqiptar të futbollit. Si është e zakonshme në një fund viti, ai ka folur për arritjet e mëdha përgjatë vitit 2024 dhe objektivat e reja për vitin që vjen.

Në mesazhin e tij, Duka ndër të tjera përmend pjesëmarrjen dinjitoze të Kombëtares shqiptare në finalet e EURO 2024, krijimin e “Elite Youth Development Academy”, mbajtjen në Tiranë të katër takimeve të rëndësishme europiane të UEFA-s, organizimi i dhjetëra turneve ndërkombëtare në Shqipëri, investimet në infrastrukturë dhe në sektorin e edukimit sportiv. "Përjetuam emocione të jashtëzakonshme në Europianin e Gjermanisë këtë vit, me djemtë e Kombëtares në fushë, tifozët në stadiume, rrugë e sheshe, me Flamurin tonë që u valëvit me krenari e më shumë se kurrë nga çdo shqiptar në Gjermani dhe në çdo cep të globit - tha presidenti, duke shtuar -. Për herë të parë po organizojmë projektin “Elite Youth Development Academy” me 37 të rinj, që me siguri do t’i shihni pas pak vitesh të kontribuojnë në ekipin tonë kombëtar".

RRITET NUMRI I FUTBOLLISTËVE

Duka është i kënaqur nga progresi i vazhdueshëm i futbollit në vend: "Me politikat tona stimuluese kemi arritur të ruajmë strukturën e ta fuqizojmë atë. 2820 të rinj e të reja më shumë janë federuar në 2024 , duke e çuar në 23,171 numrin e futbollistëve".

Numri 1 i futbollit në vend ka vlerësuar edhe përmirësimin infrastrukturor që po ndodh në Shqipëri. "Janë ndërtuar 17 fusha futbolli, rikonstruktuar 2 stadiume, dhe përmirësuar 5 komplekse sportive me një vlere investimi prej 10 milion euro, të gjitha me projekte financimi të siguruara nga UEFA e FIFA", thotë Duka po harron se Dinamo e Tirana nuk kanë stadium për të luajtur e emigrojnë drejt Durrësit, Rrogozhinës apo Elbasanit sipas mundësisë.

Lexo më tejFSHF përcakton janarin e futbollit: ja kur luhet në Superiore dhe Kategorinë e Parë

Gjithashtu, ai ka folur edhe për eventet e rëndësishme që ka rezervuar 2025-a, duke nisur nga mbrëmja GALA e FSHF, organizimi i kampionatit europian për U-17 në 4 qytete të Shqipërisë, mbajtja e mbledhjes së rradhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë dhe ndeshjet kualifikueset për kampionatin botëror dhe Nations League për Kombëtaren e djemve dhe vajzave.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI