Flash

Galeone përçmon Materazzin: “Nuk e doja në zhveshtore, e çoja të vishej veçmas”

Lapsi.al 30 December 2024
Galeone përçmon Materazzin: “Nuk e doja në zhveshtore, e

Giovanni Galeone dhe Marco Materazzi kanë ndarë rrugët e tyre në një kohë shumë të largët, gjatë sezonit 1995-96 te Perugia. Kanë kaluar pothuajse 30 vite që atëherë, por trajneri 83-vjeçar e kujton mirë mendimin që kishte për ish-mbrojtësin: “Nuk më pëlqente”, thotë sot, duke iu referuar diçkaje që nuk lidhej me aftësitë e tij në fushë.

“Lojtarët e mi ishin të gjithë të lidhur me mua, por Materazzi nuk më pëlqente. Ndoshta tani, nëse i bëjnë ndonjë pyetje për atë periudhë, do të thotë gjëra të këqija për mua, se jam i paaftë e të tjera si këto, por nuk më pëlqente për shkak të karakterit të tij. Te Peruxhia nuk e doja në dhomat e zhveshjes dhe e çoja të ndërrohej në një vend tjetër. Ishte një bashkëjetesë e shkurtër,” – shpjegon Galeone për Gazzetta dello Sport, duke pranuar megjithatë se më vonë Materazzi fitoi gjithçka me Interin dhe Kombëtaren italiane. – “Nuk do të kisha vënë bast kurrë për të, dhe ai fitoi gjithçka, përfshirë Tripletën. Unë e preferoja Dicara-n, ndonjëherë mendoj për këtë dhe më vjen të qesh. Por fakti mbetet se u ngjitëm në Serie A pa Materazzin.”

Nga Materazzi te Allegri, përplasjet dhe suksesi

Kur përmendet Galeone, mendja të shkon te Maks Allegri, një prej të preferuarve të tij. Megjithatë, trajneri pranon se në fillim nuk e dëshironte as atë: “Te Peskara nuk e doja fare, nuk e dija as kush ishte. U magjepsa nga bukuria e presidentes së Pavias, Giusy Achilli, që më tha: ‘Merr dhe atë’.”

Trajneri napolitan nuk ishte ndër ata më rigorozët në lidhje me jetën private të lojtarëve të tij – për të thënë diçka me një ton më të lehtë. “Pa rregulla. Presidentët më thoshin: ‘Lojtarët nuk duhet të bëjnë seks para ndeshjes.’ Dhe unë u përgjigjesha: ‘Më falni, por unë mezi kontrolloj jetën time seksuale, e jo më të kontrolloj atë të të rriturve të tjerë.’ Nuk arrija ta kuptoja këtë koncept. Seks para ndeshjes? Budallallëk, më falni për shprehjen, sa një shtëpi. Për fat të mirë tani nuk flitet më aq shumë për këtë. Unë i përshkruar si një ‘tombeur de femmes’? Legjenda urbane. Gruaja ime, Checca, është një engjëll.”

Galeone e pengu më i madh: “Te Napoli në kohën e gabuar”

Duke folur për pengjet e tij, Galeone përmend një më të madhin: “Gabimi i madh ishte që shkova te Napoli në kohën e gabuar. Duhej ta kuptoja që, nëse një trajner i shkëlqyer si Mazzone nuk ia doli, do të thoshte se nuk kishte asgjë për t’u bërë. E vlerësova keq, por kujtoja ende kur Maradona më thoshte: ‘Mister, duhet të vini të na stërvitni.’ Në fund të viteve ’80 dukej sikur kisha shumë mundësi, por ishin kohë të tjera dhe në fund nuk ndodhte asgjë. Moratti, për shembull, më thirri shumë vonë dhe ia thashë këtë. Ky është një tjetër peng.”

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI