Flash

Sherr në NBA, Thompson zvarrit në tokë Tyler Herro: 6 të përjashtuar në Houston-Miami

Lapsi.al 30 December 2024
Sherr në NBA, Thompson zvarrit në tokë Tyler Herro: 6 të
Amen Thompson dhe Tyler Herro shkaktuan një përleshje që çoi në gjashtë përjashtime në sekondat e fundit të fitores së Miami Heat me rezultatin 104-100 kundër Houston Rockets të dielën mbrëma. Me 35 sekonda të mbetura në kronometër dhe një rimëkëmbje për Heat – që kontrollonin ndeshjen me +5, pasi kishin përmbysur një disavantazh prej 12 pikësh – dy lojtarët filluan të shtyheshin për të zënë pozicion, kur papritur gjithçka shpërtheu në parketin e Toyota Center. Thompson kapi Herro-n nga pjesa e sipërme e fanellës dhe e hodhi fuqishëm në tokë. Pas kësaj, situata doli jashtë kontrollit, ndërsa shumë persona nga të dyja skuadrat u përfshinë për të qetësuar konfliktin, duke përfunduar me gjashtë përjashtime gjithsej.

Thompson përmbys dhe rrëzon Herro në tokë

Herro u ngrit menjëherë duke qëndruar larg kundërshtarit, ndërsa për të qetësuar Thompson, i cili dukej jashtë vetes, u desh ndërhyrja e disa ndihmës trajnerëve, anëtarëve të stafit dhe madje edhe e sigurisë së arenës. 24-vjeçari i Miami-t u pa duke duartrokitur drejt kundërshtarit teksa të dy po mbaheshin mënjanë. Përveç këtyre dy lojtarëve, arbitrat përjashtuan edhe Jalen Green, trajnerin kryesor Ime Udoka dhe ndihmësin Ben Sullivan nga Houston Rockets, ndërsa nga Miami Heat u largua edhe Terry Rozier. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi konkretisht incidentin, por me shumë gjasa kishte tensione të mëparshme gjatë ndeshjes, finalja e së cilës ishte tepër e nxehtë pasi në aksionin e mëparshëm ishte përjashtuar edhe Fred VanVleet për Houston. Pasi situata në parket u qetësua, Miami Heat arriti të ruajë avantazhin, duke e mbyllur me një fitore me katër pikë diferencë. Herro ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij, me 27 pikë dhe 9 asistime, ndërsa Jimmy Butler vazhdon të jetë jashtë për shkak të një problemi fizik, por edhe për shkak të spekulimeve për një transferim të mundshëm. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga trajneri Spoelstra arriti një rekord 16-14 në sezon (vendi i tetë në Konferencën Lindore), ndërsa Rockets – të cilët po bëjnë një sezon më të mirë se pritshmëritë – janë të tretët në Perëndim me një rekord 21-11.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI