Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Video/ Liverpool i pandalshëm, ‘shuplakë’ ndaj West Ham: Salah 13 gola në 11 ndeshje

Lapsi.al 29 December 2024
Video/ Liverpool i pandalshëm, ‘shuplakë’ ndaj West Ham:

Liverpool gjithnjë e më i ekzaltuar drejt titullit kampion. Reds likuidojnë pa probleme 0-5 edhe West Ham në transfertë. Fillim spektakolar në “London Stadium”, ku Paquetá humbet një mundësi të shkëlqyer për të kaluar West Ham në avantazh në minutën e 6-të, ndërsa nga ana tjetër Areola bën një pritje fantastike ndaj Salah vetëm një minutë më vonë. Portieri francez shkëlqen sërish ndaj gjuajtjes së Jones në minutën e 15' dhe ndaj asaj të Luis Diaz në të 23'. Megjithatë, kolumbiani hakmerret në minutën e 30' duke kaluar Liverpool në epërsi me rezultatin 1-0.

West Ham nuk dekurajohet nga disavantazhi dhe vazhdon sulmet, duke goditur shtyllën me Kudus në minutën e 38'. Vetëm dy minuta më vonë, Liverpooli e dyfishon avantazhin: Salah kalon dy kundërshtarë me një tunel, ndërsa Gakpo e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 44' vjen edhe goli i tretë për Liverpool. Kush tjetër përveç Salah? Egjiptiani shënon golin e tij të 13-të në 11 ndeshjet e fundit.

Londinezët shtyllat, Reds golat

Në pjesën e dytë, Salah vijon me aksione të rrezikshme, ndërsa në minutën e 54' Alexander-Arnold shënon golin e katërt për Liverpool, pas një devijimi të Mavropanos. Gjendja e “Hammers” përkeqësohet më tej me dëmtimin e Bowen në minutën e 60', ndërsa Kudus goditi sërish shtyllën në minutën e 75', kësaj here traversën. Salah mbetet i pandalshëm dhe në minutën e 84-të ndërton aksionin për golin e pestë të Liverpoolit, duke dhënë asistin e tij të dytë për ndeshjen. Këtë herë, Diogo Jota shënon emrin e tij në listën e golashënuesve.

Lexo më tejBroja titullar, Everton humbet: Nottingham ëndërron i dyti, City kthehet te fitorja

Në minutat shtesë, West Ham godet edhe një herë shtyllën, por Alisson arrin ta mbajë portën e paprekur. Liverpooli i trajnerit Slot e mbyll vitin 2024 me një fitore bindëse 5-0, duke u ngjitur në kuotën e 45 pikëve dhe duke konfirmuar dominimin e tyre në Premier League deri më tani. Nga ana tjetër, West Ham mbetet me 23 pikë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI