Flash

Danilo përjashtohet menjëherë nga Juventus: çfarë ka ndodhur mes brazilianit e klubit

Lapsi.al 30 December 2024
Danilo përjashtohet menjëherë nga Juventus: çfarë ka

Danilo është përjashtuar me efekt të menjëhershëm nga Juventus. Pas zërave të ditëve të fundit për një largim të mundshëm, ka ardhur një ndërprerje përfundimtare mes ish-kapitenit dhe klubit bardhezi. Orët e fundit kishte spekulime për përjashtimin e tij nga lista e të grumbulluarve për Superkupën e Italisë në Arabinë Saudite, dhe tani është zyrtarizuar vendimi për ta nxjerrë mbrojtësin brazilian jashtë skuadrës.

Pse Juventusi vendosi të përjashtojë brazlianin Danilo

Danilo ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2025, por nuk ka qenë pjesë e projektit të Juventusit që nga vera e kaluar. Drejtori sportiv Giuntoli nuk arriti ta largonte atë gjatë merkatos së verës, dhe lojtari mbeti në Torino, megjithëse marrëdhëniet mes tij dhe klubit u tensionuan me kalimin e kohës. Ditët e fundit, lojtari dhe përfaqësuesit e tij janë informuar se 32-vjeçari nuk bën më pjesë në planet e skuadrës, e cila është në kërkim të profileve të tjera për të përforcuar ekipin e drejtuar nga Thiago Motta.

Lexo më tej: Video/ Juventus 'mbret' i barazimeve: Cambiaso gabon, Fiorentina e arrin në të 87'

Përveç synimit për të rinovuar ekipin me lojtarë më të rinj, Danilo nuk ka qenë asnjëherë i preferuar nga trajneri aktual i Juventusit, i cili e ka aktivizuar atë vetëm në raste emergjente, pasi reparti mbrojtës ka kaluar një periudhë të gjatë problemesh këtë sezon.

Danilo do të stërvitet veçmas: Napoli e pret

Pas kthimit nga Arabia Saudite, ku Juventus do të luajë në Superkupën e Italisë, Danilo do të stërvitet veçmas dhe, së bashku me përfaqësuesit e tij, do të punojë për t’u larguar falas gjatë merkatos së dimrit. Pasi të zgjidhet situata, ish-kapiteni i Juventusit do të zgjedhë destinacionin e tij të ardhshëm.

Napoli është skuadra favorite për të nënshkruar me mbrojtësin brazilian, pasi Antonio Conte e sheh atë si profilin ideal për të përforcuar mbrojtjen, falë aftësisë së tij për të luajtur në të gjitha pozicionet e repartit të prapavijës. Megjithatë, Napoli nuk është i vetmi klub i interesuar: Al-Nassr i Cristiano Ronaldos gjithashtu ka shprehur interes, por Danilo nuk ka dëshirë (të paktën për momentin) të transferohet në Arabinë Saudite.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI