Flash

Video virale e Jannik Sinner: përsërit ritualin fatlum të Vitit të Ri, me jë ndryshim

Lapsi.al 1 January 2025
Video virale e Jannik Sinner: përsërit ritualin fatlum të Vitit
Jannik Sinner e mbylli një vit 2024 të jashtëzakonshëm dhe të përsosur, duke u përgatitur me besim për vitin e ri 2025 për të arritur suksese të tjera dhe për të forcuar lidershipin e tij në tenisin botëror. Për ta arritur këtë, kërkohet shumë punë dhe, pse jo, një dozë fati dhe supersticioni, që kurrë nuk është i tepërt për një rrugëtim të suksesshëm sportiv. Pikërisht për këtë arsye, tenisti nga Alto Adige vendosi të përsërisë ritualin e tij të vitit të kaluar. Në fund të vitit 2023, vetëm pak minuta para mesnatës, Sinner publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar: “Kërcimi i fundit i vitit. Gëzuar Vitin e Ri!” Në video, ai shihej natën, në fushën e tenisit, duke luajtur topin e fundit të atij viti me një shërbim. Ky veprim doli të ishte fatlum për të, duke parë sukseset që arriti gjatë vitit 2024. Për këtë arsye, dje ai vendosi ta përsërisë ritualin, duke hapur portat për vitin 2025 me shpresë për sukseset e ardhshme.

“Topi i fundit i vitit 2024"

Në fund të stërvitjes, siç shihet në video, Sinner shpjegoi: “Topi i fundit i vitit 2024. Vitin e kaluar ishte një slice, këtë vit do të jetë një kick. Me shumë siguri.” Këto janë dy mënyra të ndryshme shërbimi që Sinner ua tregoi tifozëve të tij. Në fakt, ky ishte i vetmi ndryshim nga fundi i vitit të kaluar. “Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve.” Këto ishin fjalët e fundit të Sinner-it, duke uruar të gjithë tifozët e tij dhe në përgjithësi botën e tenisit dhe sportit italian për një vit 2025 plot suksese dhe kënaqësi. Viti 2024 për Sinner-in përfundoi me të parin në renditjen botërore të tenisit. Nga Australian Open deri te ATP Finals në Torino, ku u bë “maestroja” i parë pa humbur asnjë set që nga Ivan Lendl në 1986, dhe deri te triumfi në Kupën Davis. Një fitore pas tjetrës për italianin, i cili ka risjellë histori në tenisin italian dhe ndërkombëtar, duke thyer rekorde dhe duke ecur drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jannik Sinner (@janniksin)

Tërheqja në Olimpiadë dhe çështja e dopingut

Dy episodet e vetme negative të vitit ishin tërheqja e tij nga Olimpiada e Parisit 2024, ku ai pritej të ishte një protagonist i madh, dhe çështja e dopingut që e përfshiu. Sinner nuk e ka fshehur kurrë se kjo situatë e ka trazuar, pavarësisht se u shpall i pafajshëm. Megjithatë, komentet e disa prej kolegëve të tij dhe apelimi nga WADA lënë ende hapur mundësinë e një sanksioni. Ndërkohë, Sinner vazhdon stërvitjet, i bindur se performanca e tij në fushë do ta ndihmojë të lërë pas çdo aspekt të kësaj çështjeje.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI