Flash

Rama: Kemi hapur kapitull të ri të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe diasporës

Lapsi.al 19 December 2024
Rama: Kemi hapur kapitull të ri të marrëdhënies mes

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës. Rama u shpreh se Shqipëria ka hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve me diasporën. Ai tha se kur PS mori detyrën ishte një "shkretëtirë" në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës. Kryeministri i ka konsideruar emigrantët si një mbështetje e rëndësishme financiare për vendin, ndërsa shtoi se sipas Bankës së Shqipërisë, dërgesat për këtë vit ishin rreth 100 mijë euro më shumë.

"Më vjen mirë që paralelisht kemi hapur kapitull të ri të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe diasporës. Programi ynë qeverisës ka një pjesë të vecantë që i kushtohet diasporës. Një fjalim i asaj çka është bërë në bazë të këtij programi, tregon se është hedhur një bazë edhe pse ka shumë për të ndërtuar. Kur ne morëm detyrën ishte një shkretëtire në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës. Pikënisja e këtij rrugëtimi ishte dëshpëruese se distanca mes shtetit dhe qytetarëve jashtë vendin ishte shumë e madhe. Ne ndërtuam një proces dhe strategji dhe sot jemi në kushtet kur kemi koordinatorë shtetërore për diasporën. kemi një organizim që merr pamjen me kuptimplotë në këtë tryezë ku diaspora përfaqësohet me një këshill kombëtar. E ritheksoj se diaspora mbetet mbështetje e rëndësishme financiare për vendin. Banka e Shqipërisë ka regjistruar rritje të dërgesave të emigrantëve në euro. Dërgesat më të mëdha nga Italia, Greqia dhe SHBA. Ne kemi arritur tu mundësojmë shqiptareve, shqiptimin me plot gojën të emrit shqiptar.", tha Rama.

Të këshilluara

Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani. Ndaj Marku ka qenë në fuqi një dënim me 7 vite burg nga drejtësia grek...

22:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI