Flash

Makina, shoshë nga plumbat/ Dalin PAMJET e atentatit ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë

Lapsi.al 18 December 2024
Makina, shoshë nga plumbat/ Dalin PAMJET e atentatit ndaj Kevin

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Çole” të Vlorës. Mësohet se shënjestër e atentatit ka qenë Kevin Hajrulla, rreth 30 vjeç, i cili ka qenë duke lëvizur me një automjet tip Mercedes Benz pranë një kryqëzimi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi drejt tij.

Kevin Hajrulla ka mbetur i plagosur, teksa plumbat kanë kapur edhe një person tjetër, i cili ndodhej në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Mësohet se 35-vjeçari po shiste fruta-perime pranë vendit të ngjarjes. 

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një numër të lartë gëzhojash, siç duket edhe në fotot më lart. Pas atentatit është gjetur duke u djegur një automjet në fshatin Panaja, e cila dyshohet se iu përket autorëve.

"Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes. Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit. 

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani. Ndaj Marku ka qenë në fuqi një dënim me 7 vite burg nga drejtësia grek...

22:11

Çfarë ndodh me motin nesër

Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimt...

17:44

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI