Flash

VOA: Greqia kushtëzon integrimin e Shqipërisë në BE me respektimin e minoritetit

Lapsi.al 18 December 2024
VOA: Greqia kushtëzon integrimin e Shqipërisë në BE me

Shqipëria firmosi sot në Bruksel një marrëveshje partneriteti me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Kaja Kallas dhe dy ministrat e Shqipërisë, ai i Jashtëm Igli Hasani dhe i Mbrojtjes Pirro Vengu, synon rritjen e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë.

Zonja Kallas e cilësoi marrëveshjen “një kapitull të ri në bashkëpunimin mes miqsh dhe aleatësh”.

Në vitin 2020, Bashkimi Europian vendosi të niste negociatat për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë. Dje u çelën bisedimet për një tjetër grupkapitull, që përfshin politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen, ndërsa në tetor u hap grup kapitulli themelor, që përfshin mes të tjerash gjyqësorin, të drejtat themelore dhe politikat kundër korrupsionit.

Ndërkohë sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se Athina do ta mbështesë Shqipërinë në procesin integrues, por me kusht që ajo të respektojë minoritetin etnik grek.

“Mikja jonë Shqipëria e di se rruga drejt Bashkimit Europian është vazhdimisht e kushtëzuar dhe në thelb ne jemi rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të lëvizë drejt Europës”, tha zoti Mistsotakis.

Ai i bëri këto komente në Janinë, në ceremoninë e nisjes së punimeve të autrostradës që do të lidhë Janinën me Kakavijën.

Për gati një vit, hapja e bisedimeve me Shqipërinë, u mbajt peng nga Greqia, për shkak të arrestimit të ish kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, përfaqësues i pakicës greke.

Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar nën akuzën për blerje të votave. Zoti Beleri u la i lirë në shtator të këtij viti, pasi fitoi mandatin si ligjvënës në Parlamentin Europian, si kandidat i partisë konservatore të zotit Mitsotakis, “Demokracia e Re”.

Kryeministri grek tha sot se Athina ka kërkuar përherë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por mbështetja për anëtarësim do të varej nga shpejtësia e përmbushjes së detyrimeve prej saj lidhur me të drejtat e pronave dhe të drejtave të tjera të minoriteti grek në Shqipëri.

Shqipëria, së bashku me Bosnjen, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë kërkojnë prej vitesh anëtarësimin ne BE dhe janë përfshirë në bisedime me Brukselin se si mund të përshpejtojnë reformat e nevojshme që të mund t’i bashkohen bllokut evropian prej 27 vendesh.

Por progresi ka ngecur, kryesisht për shkak të përparimit të ngadaltë në realizimin e reformave, por edhe si pasojë mungesës së dëshirës mes vendeve anëtare për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.

Deklaratat e sotme të kryeministrit grek lidhur me procesin integrues të Shqipërisë u bënë përpara se ai të udhëtonte drejt Brukselit, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. /VOA

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin nesër

Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimt...

17:44

Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Policia ka kontrolluar pjesën e ja...

16:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI