Flash

Bansky godet sërish/ Një Shën Mari që nuk ushqen dot foshnjën e saj

Lapsi.al 18 December 2024
Bansky godet sërish/ Një Shën Mari që nuk ushqen dot

Banksy ka publikuar përfundimin e një vepre të re të tij në rrjetet sociale, vendndodhja e së cilës nuk dihet. Ajo është një Shën Mari që përpiqet të ushqejë me gji një fëmijë.

Megjithatë, gjoksi i gruas duket i shpuar nga metali i ndryshkur mbi të cilin mbështetet murali, ndërsa fëmija duket i shqetësuar dhe i pamundur për të ushqyer veten.

Banksy: cosa sappiamo della Madonna con bambino, la nuova opera dello  street artist

Për shumë komentues, vepra i kushtohet Gazës. Stili është tipik për muralet e krijuara në Londër dhe në pjesën tjetër të botës nga artisti i famshëm anglez i rrugës. Bansky, identiteti i vërtetë i të cilit mbetet i pakonfirmuar dhe objekt spekulimesh.

A i kushtohet Gazës? Postimi në profilin e Banksy në Instagram u shfaq të hënën pasdite me vetëm një imazh të veprës dhe nuk jep asnjë tregues të punës apo informacion se si duhet interpretuar. Interpretime të ndryshme janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

Banksy, lo street artist condivide sui social l'ultima opera ispirata alla  Madonna col bambino | Sky TG24

Komentatorë të shumtë kanë vënë në pah një lidhje midis vuajtjes së dukshme të nënës dhe fëmijës dhe luftës aktuale midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, veçanërisht urgjencën e vazhdueshme humanitare mes civilëve palestinezë.

Pin page

Kjo është një temë shumë e dashur për Banksy, i cili edhe në të kaluarën ka vënë në shënjestër murin e ndërtuar nga Izraeli në kufirin me territorin palestinez në Bregun Perëndimor në një nga veprat e tij. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin nesër

Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimt...

17:44

Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Policia ka kontrolluar pjesën e ja...

16:44

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI