Flash

Ish-zv/kryeministri Artan Grubi shpallet në kërkim ndërkombëtar

Lapsi.al 18 December 2024
Ish-zv/kryeministri Artan Grubi shpallet në kërkim

Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut publikuan sot në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Kërkesa për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zyrtarit të lartë është lëshuar nga Prokuroria publike në Shkup, pasi Gjykata Themelore e miratoi të martën në mbrëmje kërkesën për caktimin e masës me paraburgim për zotin Grubi dhe Bajrami.

Ata dyshohen për përfshirje në manipulim me prokurimet publike për Lotarinë dhe ndarjen e jashtëligjshme të licencave për kompanitë e lojërave të fatit dhe kazinotë.

Tetë persona dyshohen si të përfshirë në këtë vepër penale. Sipas prokurorisë, ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi tetë milionë euro.

Autoritetet në Shkup thonë se ish-zëvendëskryeministri ndodhet në Kosovë, ku u arratis të dielën, ndërsa ish-drejtori Bajrami është strehuar po në Kosovë disa muaj më parë, sipas policisë.

Mediat lokale raportojnë se zoti Grubi ka angazhuar një avokat dhe se “do të kthehej në vend nëse gjykohet në gjendje të lirë”.

Vetë ish-zëvendëskryeministri nuk është prononcuar publikisht që nga e diela në mbrëmje kur shkruante në rrjetin social Facebook se ndodhej “jashtë shtetit për vizitë private dhe se do të kthehej sapo të kryente detyrimet”.

Artan Grubi u përcaktua nga Departamenti i Shtetit pak ditë më parë së bashku me gjykatësin Enver Bexheti si të përfshirë në korrupsion dhe u shpallën si “persona të padëshiruar”./VOA

Të këshilluara

Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Policia ka kontrolluar pjesën e ja...

16:44

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI