Flash

SPAK bën 5 vjeç, zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Shqipëri

Lapsi.al 18 December 2024
SPAK bën 5 vjeç, zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit

Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Përdëndimor, Alexandër Kasanof, bën vizitën e parë në Shqipëri.

Kasanof mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës.

Burime diplomatike konfirmuan për A2CNN se vizita e Kasanof në Shqipëri lidhet vetëm me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5 vjetorin e SPAK, që mbahet të enjten në kryeqytet.

Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë në aktivitet, si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.

Pas mbërritjes në Shqipëri vizitën e parë zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.

Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian është mbështetësi kryesor i reformës në drejtësi dhe pavarësisë së SPAK.

“Mendoj se kemi parë sondazhet e fundit se besimi në institucionet e drejtësisë është rritur edhe për të kuptuarit gjithashtu se institucionet e drejtësisë nuk janë më të ekspozuara si ishin më parë ndaj ndikimit politik dhe ndërhyrjeve politike.

Unë nuk shoh ndonjë anësi të veçantë politike në mënyrën se si po vepron SPAK. Unë e kam takuar zotin Dumani, është njeri me integritet të lartë. Ai po bën punën e tij. Nuk kërkon vemendje, nuk kërkon famë. Ai thjeshtë po bën punën e tij”, tha ambasadori Silvio Gonzato në “Çdo kënd” në A2CNN.

Puna e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka shkaktuar jo pak reagime politike në vend, për shkak të hetimit, arrestimit apo dërgimit për gjykim të zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë në vend.

Aktualisht, një komision i posaçëm parlamentar për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen ka nisur punë për të çuar përpara reformat, por krijimi dhe puna e tij po ndiqen me vëmendje dhe jo pa shqetësim nga dy donatorët dhe mbështetësit e reformës në drejtësi, SHBA dhe BE.

Ndërkohë në fillim të tetorit Gjykata e Lartë, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftuan se nuk do të marrin pjesë me ekspertë në këtë komision.

Të këshilluara

Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Policia ka kontrolluar pjesën e ja...

16:44

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI