Flash

Paqe mes Berishës dhe Artan Hoxhës, "Rama takoi Franc Çopjen në Dubai"

Lapsi.al 18 December 2024
Paqe mes Berishës dhe Artan Hoxhës, "Rama takoi Franc

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar Artan Hoxhën për të treguar prapaskenat e investimit 2 miliard euro të arabit Muhamed Alabbar në Durrës, që premton të ndërtojë një kompleks gjigand me pallate dhe hotele në vendin ku sot është porti i qytetit. Sipas Berishës, garancinë se ky investim do të jetë i suksessshëm, Rama e mori nga trafikantët e drogës në Dubai, që kanë miliarda euro pasuri dhe kërkojnë një mënyrë për t'i pastruar paratë e tyre të bllokuara në Emiratet e Bashkuara. Për këtë, tha kreu i PD-së, Edi Rama takoi personalisht Franc Çopjen në Dubai, një trafikant droge, që sipas dosjes Metamorfoza është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan dhe në Tiranë.

"Beteja për komisionin hetimor për pportin e Durrësit është e një rëndësie të madhe. Kto vendime për portin e Durrësit përbëjnë aktin më madhor të korrupsionit jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan dhe në Europë. Vështirë shumë të gjesh një aferë multi-miliardëshe sic është kjo, ku toka dhe sipërfaqja ujore që merret mund të kushtojë mbi 2 miliard, ku ndërtimet 12 mijë e 500-600 apartamente me 6 hotele me 5 yje që të gjitha pasuri e grupeve kriminale të Dubait, me të cilat sic dëshmoi gazetari investigativ, Artan Hoxha, Edi Rama ka bërë takim të veçantë gjatë vizitës së tij në Dubai me temë, investimet e tyre në Durrës. Mos harroni se vetëm Franc Çopja, sipas dosjes Metamorfoza, njëri prej tyre është ky nga Elbasani thuhet se ka transferuar në bankat e Europës 3 miliard euro. E them këtë shifër për të kuptuar se sa e pakufishme është paraja e tyre. Pra, Edi Rama mori u zotua se do të bënte amnistinë, pasi Bashkimi Europian dhe partnerët e tjerë Shtetet e Bashkuara i nxorën kartonin e kuq, përndryshe do të kemi sanksione të forta, ky u tërhoq nga amnistia dhe bëri pastaj takimin e fshehtë në Dubai me zotimin se ata do të ndërtojnë parajsën e tij dhe të Alabbarit në Durrës" u shpreh Berisha.

Franc Çopja ka sjellë disa miliona euro në Shqipëri sipas dosjes së SPAK që u bazua në përgjimet e SKY ECC. Paratë e trafikantit të drogës nga Elbasani ishin investuar kryesisht në ndërtim, në pallate dhe komplekse vilash në periferi të Tiranës.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI