Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Dalin PAMJET/ Si u ekzekutua me tritol në skuterin elektrik komandanti rus

Lapsi.al 17 December 2024
Dalin PAMJET/ Si u ekzekutua me tritol në skuterin elektrik komandanti rus

Krahu i shërbimit sekret ukrainas SBU ka arritur të veprojë edhe vetëm 7 kilometra nga Kremlini duke eliminuar një oficer të lartë të inteligjencës ruse. Ky ishte mesazhi i dërguar nga Kievi këtë të martë me vrasjen e Igor Kirillov, kreut të forcave të armëve kimike të ushtrisë ruse, një nga forcat e makinerisë ruse të luftës me një rol të rëndësishëm në luftën në Ukrainë.

Kievi reagoi me shpejtësi duke marrë përgjegjësinë për ngjarjen. Ukrainasit e konsideruan vrasjen një "sukses shembullor" që sipas tyre do të rrisë imazhin e SBU. Ky konsiderohet si misioni më i guximshëm deri më sot nga SBU që dërgoi mesazhe të shumta brenda dhe jashtë vendit, por shumë më tepër për establishmentin rus që fsheh tronditjen e pësuar.

Igor Kirillov: Russian general in charge of nuclear protection forces killed in Moscow explosion - BBC News

Shënjestra e ukrainasve dhe një bashkëpunëtor i tij u vranë nga shpërthimi i një sasie të vogël tritoli. Nuk pati të lënduar të tjerë nga eksplozivi i vendosur në një skuter elektrik të vendosur pranë hyrjes së banesës së gjeneral-lejtantit rus.

Interesante është se SBU e kishte paralajmëruar Kirillovin vetëm 24 orë më parë duke postuar foton e tij nën një shenjë "Në kërkim" me akuzën për krime lufte. Kievi e akuzon atë për autorizimin e përdorimit të kimikateve që dërguan 2000 ushtarë ukrainas në spital me simptoma helmimi. Ishte ndoshta përdorimi i substancës kloropicrin nga rusët ajo që shkaktoi helmimin e tyre.

Image

Edhe më mbresëlënëse është se ata që shtypën butonin ishin shumë pranë objektivit të tyre në momentin e atentatit. Mundësia është që ata kishin marrë me qira një apartament pak më larg dhe po monitoronin zonën. Së dyti ata kishin marrë një makinë dhe thuhet se kishin akses në kamerat me qark të mbyllur të pallatit.

Kjo mund të nënkuptojë se ka pasur edhe bashkëpunëtorë rusë, anti-Putin ose kundër luftës që kanë punuar së bashku me shërbimet sekrete ukrainase. Që nga shkurti 2022, SBU-së i është besuar një seri sulmesh simbolike në kryeqytetin rus. Në gusht 2022, ata hodhën në erë makinën e Daria Dugina, vajzës së Alexander Dugin, ideologut ultra-nacionalist i afërt me Putinin. Një tjetër ideolog pro-Kremlinit, blogeri ushtarak Vladlen Tatarsky, u vra nga një pako bombë e dorëzuar atij nga një grua në një aktivitet. Një vit më parë, Ilya Kiva, një ish-deputet ukrainas i cili kishte dezertuar në Rusi, u vra nga një person i panjohur.

Është gjithashtu e turpshme për Kremlinin që humbi një oficer të lartë të rëndësishëm në këtë mënyrë. Sulmet asimetrike të këtij lloji janë një mënyrë e vështirë, por "efektive" për Ukrainën për të shënuar suksese kundër një armiku superior. Ato të kujtojnë sulmet nga izraelitët kundër shkencëtarëve bërthamorë iranianë tha një analist i Sky News.

Sigurisht, është gjithashtu një sukses që rrit moralin dhe dërgon mesazhe për vetë ukrainasit, të cilët po përjetojnë sulme të shumta raketore pothuajse çdo ditë, përveç dhimbjes së viktimave. Kur një goditje dobëson kundërshtarin dhe poshtëron liderin e armikut, Putinin, nuk është asgjë më pak se fitorja për ukrainasit. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Brian Cox shpërthen kundër Oscars: Marrëzi

Brian Cox është i zemëruar me çmimet Oscar. Aktori, shpërtheu në ndarjen e çmimeve Oscar në një intervistë me Hollywood Reporter të hënën. “Oscars janë ab...

15:15

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI