Flash

Xhafaj sqaron pagesën për ekspertët: Nuk e kalon vlerën bruto 550 mijë lekë

Lapsi.al 17 December 2024
Xhafaj sqaron pagesën për ekspertët: Nuk e kalon vlerën

U zhvillua mbledhja e radhës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së mëparshme, kryetari Xhafaj informoi mbi procesin e analizës së kryer për komponentin 3, Shtylla III “Konsolidimi i Reformës në Drejtësi”.

Duke nënvizuar se Rezoluta e Kuvendit e miratuar më 27 maj 2024 konfirmon pakthyeshmërinë e Reformës në Drejtësi dhe konsolidimin e saj të mëtejshëm dhe rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë duke ruajtur parimet dhe shtyllat kushtetuese të miratuara në vitin 2016, Xhafaj informoi se drafti i dokumentit analitik për komponentin 3, “Konsolidimi i drejtësisë”, i shtyllës së 3 “Sundimi i ligjit”, është konsultuar me grupin e ekspertëve dhe misionet e asistencës ndërkombëtare që monitorojnë, asistojnë dhe mbështesin sistemin e drejtësisë.

Xhafaj nënvizoi se procesi i analizës ishte i domosdoshëm për tre arsye themelore: i)për të reflektuar gjetjet, problematikat dhe rekomandimet e dhëna në këtë fushë nga progres-raportet e BE;

ii)kryerjen e kontrollit post-legjislativ, në zbatim të rolit kushtetues të Kuvendit dhe përcaktimeve të bëra në rregulloren e tij, por dhe bazuar në përvojën më të mirë ndërkombëtare të kësaj fushe;

iii)si dhe të adresimi i amendamenteve të paraqitura që prej vitit 2022 dhe në vijim nga vetë institucionet e drejtësisë.

“Janë tre arsye të forta, të cilat imponojnë një proces të tillë ndryshimesh që ne gjykojmë se kanë të domosdoshme fillimisht një analizë të situatës aktuale në ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi, si dhe një proces të gjerë konsultimi rreth propozimeve për ndryshime të mundshme. Sot komisioni do të duhet të ngrejë një grup pune me ekspertë që janë aktualisht pjesë e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, me pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, ekspertë të shoqërisë civile që kanë zbatur projektin në këto fusha, si dhe përfaqësues të institucioneve të pavaruara, si: Avokati i Popullit, ILDKPI, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, etj. Institucionet e drejtësisë do të kontribuojnë me të dhëna e dokumente ose ekspertizë të ofruar prej tyre.

Përfaqësuesit e caktuar prej tyre do të ftohen të jenë pjesë e tryezave përkatëse ku do të diskutohet rreth temave që lidhen me veprimtarinë e tyre. Kjo është e gjithë qasja dhe metodologjia që kemi diskutuar me ekspertët e GENL por edhe me ekspertizën ndërkombëtare të dakordësuar edhe me ta”, sqaroi Xhafaj.

Komisioni më pas miratoi përbërjen e grupit të punës të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, Sekretariatit Teknik, dhe ekspertizën ndërkombëtare që asistojnë komisionin e posaçëm si: projektet e Delegacionit të BE dhe Ambasadës së SHBA, ambasada Franceze, Prezenca OSBE në Shqipëri, Banka Botërore, konsulentëve të jashtëm të huaj ndërkombëtarë, si dhe shtetas shqiptarë që kontriubojnë jashtë vendit si: gjyqtarë, pedagogë, kërkues shkencorë, avokatë, etj;.

Më pas deputetja Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit të Posaçëm, bëri një prezantim të metodologjisë së procesit për përgatitjen e Planit Kombëtar të Veprimit dhe qasjes ndaj këtij dokumenti. Znj.Ekonomi informoi se për draftimin e formatit të Planit Kombëtar të Veprimit është marrë ekspertiza ndërkombëtare, një ekspert me përvojë, ofruar nga Ambasada zviceriane, si dhe ekspertizë vendase nga GENL dhe bazohet në faktin që Kuvendi dhe Komisioni i Posaçëm duhet të ketë detyrë koordinuese, monitoruese e mbikqyrëse dhe të jetë e vëmendshme mbi zbatimin e angazhimeve dhe masave për tu përmbushur nga vet Kuvendi dhe institucionet e pavarura, të ndjek strategjinë për monitorimin e masave të marra nga qeveria, etj.

Ekonomi sqaroi se baza e punës së ekspertëve kanë qenë raportet “screening” dhe Udhërrëfyesit e hartuar nga ekzekutivi për këtë proces. Formati u miratua parimisht dhe formati i Planit Kombëtar të Veprimit do të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë dhe Kryenegociatoren.

Mbledhja vijoi me miratimin e ndryshimeve në Organigramën, Strukturën dhe përbërjen e GENL dhe Sekretariatit Teknik; si dhe informimi mbi raportin e pagesës së ekspertëve miratuar nga Byroja e Kuvendit me vendimin 95/2024.

“Fondi i përllogaritur në total për vitin 2024 është rreth 35 mln lekë, që është brenda fondeve të miratuara nga Kuvendi. Pagesa maksimale për një ekspert nuk e kalon vlerën bruto 550 mijë lekë dhe këta janë vetëm 30% e numrit të ekspertëve, të cilët janë kategorizuar në 3 kategori në varësi të kohës dhe produkteve që kanë dhënë”, sqaroi Xhafaj. Anëtarët e komisionit, përfaqësues të opozitës, nuk morën pjesë në mbledhje.

Të këshilluara

Brian Cox shpërthen kundër Oscars: Marrëzi

Brian Cox është i zemëruar me çmimet Oscar. Aktori, shpërtheu në ndarjen e çmimeve Oscar në një intervistë me Hollywood Reporter të hënën. “Oscars janë ab...

15:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI