Flash

Basha në Tv që dikur e quante "ERTV 2", tregon dy grupet që i shkojnë pas Berishës

Lapsi.al 17 December 2024
Basha në Tv që dikur e quante "ERTV 2", tregon dy grupet

Lulzim Basha, i ftuar në Report TV evidentoi dy grupimet që i shkojnë pas Sali Berishës. Të parët sipas tij janë militantët kamikazë, ndërsa pjesa tjetër janë ata që luajnë rolin e hipokritit. Kjo nuk është intervista e parë e Bashës në televizionin e Carlo Bollinos, media që dikur e cilësonte si ERTV 2.

"Një pjesë që shkojnë tek Berisha kanë zi, e maskojnë si betejë për parime. Ata që kanë shkuar pas kanë shkuar si kamikazë. Kur bën këtë rol njerëzit po largohen protestë pas proteste.

Grupi i dytë ka pranuar të luajë rol si hipokritë. Gjithçka që bëhet për të ndihmuare Berishën bëhet për të ndihmuar Edi Ramën. Është zhytur në një hipokrizi, por do ketë datë skadence më të shpejtë sesa kamikazët. Demokratët meritojnë një përpjekje serioze për të shkulur një qeverisje të korruptuar. Këtë përpjekje e ofrojnë demokratët euroatlantike", tha Basha.

Ai ndërkohë përjashtoi çdo mundësi për një bashkëpunim me Sali Berishën për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Sipas tij kjo do ishte një tradhti e hapur ndaj qytetarëve.

"Të bashkëpunosh me Berishën, është si të kapësh veshin e majtë me dorën e djathtë për të bashkëpunuar me Edi Ramën. Bashkëpunim me bashkëjetuesin politik të Edi Ramës do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve. Kjo do ishte fatale për demokracinë shqiptare. Duan të rikthejnë monopolin. Jemi këtu për të bërë gjithçka që ky skenar të pamundësohet", u shpreh Basha.

Të këshilluara

Brian Cox shpërthen kundër Oscars: Marrëzi

Brian Cox është i zemëruar me çmimet Oscar. Aktori, shpërtheu në ndarjen e çmimeve Oscar në një intervistë me Hollywood Reporter të hënën. “Oscars janë ab...

15:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI