Flash

Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës, shiti drogë në Itali

Lapsi.al 18 December 2024
Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës, shiti drogë në Itali

Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijas, një prej shumë shqiptarëve që kanë shitur drogë në Itali. Hatija ka qenë i dënuar me 20 vite burg nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Pasuritë e sekuestruara janë 1 sipërfaqe toke truall, 1 garazh dhe 1 apartament në Durrës, si dhe 1 apartament në Kavajë, të regjistruara në emër të Hatijas dhe familjarëve të tij.

Alket Hatija, gjatë periudhës 2003-2004, ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali.

Ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, rreth 10 kg heroinë për çdo rast. Por sasitë në total mund të shkonin edhe mbi 400 kilogramë të dokumentuara nga përgjimet dhe hetimet. Mallkimi më i madh i Alket Hatijes duket se ka qenë një gazetar italian që i vuri pseudonimin "Zot i drogës" dhe që prej asaj ditë ai u vendos nën syrin e medias, deri kur gjykata ia mori edhe shtëpinë që kishte në Durrës.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI