Flash

“Sot e kam gjallë”/ Nëna e 11-vjeçarit rrëfen dhunên ndaj djalit: E nxorën në TikTok

Lapsi.al 17 December 2024
“Sot e kam gjallë”/ Nëna e 11-vjeçarit rrëfen

Nëna e një 11-vjeçari nga Tirana denoncoi në emisionin “Stop” në Tv Klan dhunên masive që i është bërë djalit më 11 mars 2024 jashtë oborrit të shkollës 9-vjecare “Gjon Buzuku” nga 7 persona 12, 14 dhe 17 vjeç. Agresorët e kanë filmuar dhe e kanë nxjerrë live në TikTok aktin e tyre. Dhuna u denoncua në polici, në komisariatin numër 4 dhe me incidentin u mor efektivi Pajtim Canka, por ngjarja u mbyll pa u marrë provat e duhura.

Mamaja denoncuese e 11-vjeçarit deklaron se dhuna ka qenë sistematike ndaj djalit të saj, i cili është shantazhuar, i kanë kërkuar para dhe rroba të rinjtë agresorë, shumica pjesë e shkollës “Gjon Buzuku”.

Me prova të cunguara, prokurorja e Tiranës Denisa Asko e pushoi çështjen dhe doli me vendimin e mosprocedimit penal. Po kështu gjyqtarja Gilda Hoxha është pajtuar me vendimin e prokurores duke mbuluar dhunën skandaloze e të pashembullt ndaj një të mituri.

“Nuk kërkoj asgjë më tepër se të merren masa konkrete për atë që është bërë dhe të parandalohet diçka që mund të ndodhë më pas. Sot e kam gjallë, falenderoj Zotin, por ndoshta s’do ta kisha, s’do të merrej drejtësi pasi unë ta kisha humbur djalin apo pasi ta humb? Nuk jam e qetë duke e ditur që persona problematikë kanë qenë edhe në lagje, edhe në shkollë persona problematikë. Në çdo moment, unë ndiej rrezikshmëri ndaj djali”, - deklaron nëna e 11-vjeçarit. /Marrë nga tvklan.al

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI