Flash

SHBA në alarm/ Turqia mund të nisë pushtimin e territoreve të Sirisë

Lapsi.al 17 December 2024
SHBA në alarm/ Turqia mund të nisë pushtimin e territoreve

Zyrtarët amerikanë janë vënë në alarm për një operacion të mundshëm ushtarak në shkallë të gjerë nga Turqia në veri të Sirisë që mund të synojë të marrë nën kontroll zonat ku qëndrojnë kurdët e mbështetur nga SHBA. “Wall Street Journal” raporton nga burime të saj se forca të konsiderueshme ushtarake turke, të përbëra nga milici, komando dhe artileri të rëndë janë grumbulluar në kufirin pranë Kobanit, një qytet sirian me shumicë kurde.

Lëvizjet filluan filloi pas rënies së regjimit të Asadit në fillim të dhjetorit duke sjellë në vëmendje lëvizjet e Ankarasë përpara pushtimit të Sirisë verilindore në vitin 2019. “Ne po monitorojmë situatën dhe po bëjmë presion për përmbajtje”, - tha një zyrtar amerikan.

Sipas “Wall Street Journal”, Ilham Ahmed, një zyrtar në administratën politike kurde, i ka shkruar një letër presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar që të ndërhyjë dhe të bindë presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan që të mos nisë një tjetër pushtim. “Qëllimi i Turqisë është të vendosë kontrollin e saj mbi territoret tona përpara se ju të merrni detyrën, duke ju detyruar të angazhoheni me ta si sovranë të territorit tonë" - shkruan Ahmed në letrën e tij, duke paralajmëruar për "pasoja katastrofike" në rast të ndërhyrjes turke.

Ky zhvillim i ka vënë Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët në një pozicion delikat. Sekretari i Jashtëm i SHBA, Anthony Blinken udhëtoi në Turqi javën e kaluar për të diskutuar me Erdoganin të ardhmen e Sirisë dhe për të kërkuar garanci se Ankaraja do të zvogëlojë operacionet kundër luftëtarëve kurdë.

LEXO EDHE: HARTA/ Kush e kontrollon në të vërtetë sot Sirinë

Por bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja për armëpushim ndërmjet kurdëve sirianë dhe rebelëve të mbështetur nga Turqia dështuan pa një marrëveshje. Forcat Demokratike Siriane tani po vënë re "përqendrime të rëndësishme ushtarake" në lindje dhe në perëndim të qytetit, tha një zëdhënës i tyre. “Nga kufiri, ne mund të shohim forcat turke të grumbulluara dhe civilët që jetojnë në frikë të vazhdueshme nga vdekja dhe shkatërrimi së afërmi” - shkruan Ahmed.

Ai paralajmëroi se një ofensivë turke do të zhvendoste më shumë se 200 mijë civilë kurdë nga Kobani dhe kujton zotimin e Trump në një takim të mëparshëm se Shtetet e Bashkuara "nuk do t'i braktisin kurdët". Ahmed i bëri thirrje Presidentit të zgjedhur që të përdorë ndikimin e tij për të parandaluar pushtimin turk dhe për të mbrojtur komunitetet kurde që kanë qenë aleatë të vendosur në luftën për paqen dhe sigurinë.

“Erdogan e ka dëgjuar zërin tuaj në të kaluarën”, thekson ai, “dhe ne besojmë se lidershipi juaj mund ta parandalojë këtë fatkeqësi”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI