Flash

Nëna e Martin Canit flet për prindërit e adoleshentit që i mori jetën të birit

Lapsi.al 18 December 2024
Nëna e Martin Canit flet për prindërit e adoleshentit që i

Një muaj pasi i biri humbi jetën në hyrjen e shkollës Fan Noli, nëna e Martin Canit tha se nuk kishte marrë asnjë telefonatë ngushëllimi nga mësuesit e shkollës dhe se askush nuk ka treguar një shenjë përgjegjësie për ngjarjen tragjike. Por ajo ka folur edhe për prindërit e adoleshentit që i mori jetën të birit, duke thënë se ata duhet të kishin reaguar dhe të pranon se ndjenin të njëjtën dhimbje me të, për vdekjen e 14 vjeçarit.

“Martini nuk u vra pasdite apo në orarin kur kishte mbaruar puna. Ndryshe do të ishte përgjegjësia ime.

Martini ishte një fëmijë shumë i sjellshëm, Dua drejtësi dhe vetëm drejtësi! Më parë isha mësuese në fshat dhe i ndiqnim fëmijët me sy deri në momentin që iknin nëpër rrugica. NE NUK NA NJOFTUAN KURRË. Nuk më dha askush një sinjal, nëse do ta dija… unë e njoh më shumë fëmijën tim.

Kam qenë në gjendje shumë të rëndë. Nuk e dija kush ishte autori, kur mora vesh që ishin bashkëmoshatarë nuk fola asnjë fjalë sepse janë fëmijë.

Por prindërit e tij duhet të reagonin duhet të thonin kemi të njejtën dhimbje si ju! Unë e kam në dhe sot fëmijën, nuk më vjen më”, tha nëna e Martin Canit i cili humbi jetën një muaj më parë në ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli”" tha Florinda Cani.

Një muaj pas vrasjes së Martin Canit në derën e shkollës Fan Noli, familjarët thonë se ka një tentativë për të manipuluar procesi e ndëshkimit të autorëve. Deri më tani është arrestuar një 14 vjeçar, nxënës i shkollës Fan Noli, ndërsa shoku i Martin Canit që u plagos në të njëjtin sherr thotë se në krim morën pjesë edhe adoleshentë të tjerë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI