Flash

Bie sistemi tek Drejtoria e Rrugëve, qindra qytetarë në pritje

Lapsi.al 19 December 2024
Bie sistemi tek Drejtoria e Rrugëve, qindra qytetarë në pritje

Qindra qytetarë, që këtë të enjte i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për të marrë shërbimet që kryen kjo drejtori kanë mbetur në pritje për disa orë gjatë paradites.

Shkak, thonë punonjësit e DPTRRSh-së është rënia e “sistemit”.

Përkthyer me fjalë më të thjeshta, DPTRRSh ka probleme me linjën e internetit.

Për ironi, ndërsa qytetarët humbin orët e punës në radhë, në pritje që “sistemi” të funksionojë, kryeministri Edi Rama fliste sot për futjen e AI, inteligjencës artificiale në sistemet e shërbimeve.

“Vitin e ardhshëm do të lançojmë edhe modelin e ri të AI në e-Albania dhe asistenti digjital që sot është në formën e komunikimit me shkrim do të kthehet në një asisten-e e/i gjallë, do të kryejë të gjithë procesin e dhënies së shërbimit” shprehej ai në një aktivitet qeveritar.

Se mund të implementohet inteligjenca artificiale në një sistem që ka probleme me lidhjen e internetit, këtë mund ta shpjegojë vetëm një politikan që tashmë e ka humbur lidhjen me realitetin.

Në ndërkohe qindra qytetarë i kanë humbur disa orë pune për shkak te “sistemit” që sigurisht, kur duhen paguar taksat, nuk fal asnjëherë.

Të këshilluara

Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani. Ndaj Marku ka qenë në fuqi një dënim me 7 vite burg nga drejtësia grek...

22:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI