Të ashtuquajturat “sfida seksuale” kanë qenë një temë e nxehtë kohët e fundit. Lily Phillips arriti të shkonte në shtrat me 101 burra të ndryshëm brenda 14 orësh. Bonnie Blue gjithashtu zuri titujt e mediave për fitimet 600 mijë paund në muaj të shkuar në shtrat me gjimnazistë.
Së fundmi në mediat britanike ka zënë vend edhe 28-vjeçarja bionde australiane, Annie Knight. Edhe ajo është pjesë e platformës OnlyFans ku filmon veten e saj duke kryer raporte seksuale me meshkuj të ndryshëm. Për këtë ajo ka marrë epitetin si "gruaja seksualisht më aktive e Australisë".

Ajo filloi të krijonte video në OnlyFans që në vitin 2020 me qëllimin për të blerë një shtëpi. Një vit më vonë, ajo u pushua nga puna e saj e përditshme si koordinatore marketingu pasi zbuluan anën tjetër të saj. E angazhuar me kohë të plotë ajo thotë se ka shkuar në shtrat me 639 burra vetëm këtë vit.
Lotët e Lily Phillips pasi fjeti me 101 burra në 14 orë nuk e habitin Annie. Sipas saj, kjo është thjesht një “ditë të keqe në zyrë”.
LEXO EDHE: VIDEO/ 23-vjeçarja fle më 101 burra në 24 orë, por më pas shpërthen në lot
“Kur pashë atë klipin e Lily duke qarë dhe të gjithë po thoshin "oh zot, kjo vajzë e gjorë", thjesht mendova: Mirë, ajo ka qenë duke u marrë gjatë gjithë ditës me 100 djem të ndryshëm... imagjinoni të vini veten tuaj në të. Po, është emocionalisht prekëse, por a nuk është si çdo punë?

Të gjithë kanë momente kur thonë "Nuk e di nëse mund ta bëj më këtë". Jeni vërtet të stresuar. Ajo ishte e rraskapitur, trupi i saj ishte i rraskapitur. Kur jeni të lodhur, emocionet tuaja janë të larta. Disa nga djemtë ishin vërtet të pasjellshëm me të dhe kjo është e mërzitshme”, - shton Annie.
“Është si çdo punë kur je nën presion dhe gati të plasësh dhe ke njerëz që të bërtasin. Sigurisht që do të qash. E njëjta gjë vlen edhe për mua kur kam ditë të këqija. Kam momente ku them: “Nuk dua ta bëj këtë sot, por duhet”.

Në 4 vitet që ajo ka qenë në OnlyFans, përmbajtja e Annie ka evoluar nga fillimi i filmimit të vetes duke bërë akte seksuale, deri tek gjumi me burra në kamera. Ajo thotë se shkarkimi nga puna doli të ishte një bekim për të. Tani fiton 200 mijë dollarë në muaj vetëm nga videot e saj. Burrat dërgojnë një aplikim për të fjetur me të dhe ajo zgjedh. ©LAPSI.al