Flash

KUJDES! Pamje të rënda/ Qytetarët ndihmuan të plagosurit pas atentatit në Vlorë

Lapsi.al 18 December 2024
KUJDES! Pamje të rënda/ Qytetarët ndihmuan të plagosurit pas

Janë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes pak minuta pas atentatit me breshëri plumbash në Vlorë ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrulla.

Mësohet se ai është djali i xhaxhait të Inez Hajrullës, një emër i njohur për policinë e këtij qyteti pasu u ka shpëtuar të paktën dy atentateve.

Dyshohet se mbrëmjen e kësaj të mërkure Kevin ishte shënjestra e autorëve. Raportohet se ai ka marrë plagë nga breshëria e plumbave dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

LEXO EDHE: Makina, shoshë nga plumbat/ Dalin PAMJET e atentatit ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë 

Atentati në Vlorë/ I plagosur edhe një shitës dyqani, e kapën plumbat gabimisht

Siç duket edhe nga pamjet vetëm pak momente pas ngjarjes janë qytetarët ata që e kanë ndihmuar për ta çuar në spital. Atentati në Vlorë/ Ja çfarë u gjet në makinën e

Pas ngjarjes një makinë tip KIA është gjetur e djegur në një fshat të Vlorës. Mësohet se në të janë gjetur dy armë automatike dhe dy krehër fishekë që dyshihet se u përkisnin autorëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani. Ndaj Marku ka qenë në fuqi një dënim me 7 vite burg nga drejtësia grek...

22:11

Çfarë ndodh me motin nesër

Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimt...

17:44

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI