Flash

Droni, përleshja, Ivani i Tmerrshëm: rikthehet Serbi-Shqipëri, 10 vite më vonë

Lapsi.al 18 December 2024
Droni, përleshja, Ivani i Tmerrshëm: rikthehet Serbi-Shqipëri, 10

Mbrëmja e 14 tetorit 2014 në Beograd, tensionet për Kosovën, thirrjet që sjellin në mendje kohët tragjike të luftës: historia e dy botëve të vështira për t’u pajtuar. Luhej Serbi-Shqipëri. Tani, përballë sërish në fushë: në lojë është një vend për Kupën e Botës. Me këto fjalë nis shkrimi në Gazzetta dello Sport, që rikthen në vëmendje ngjarjet e ndodhura në kualifikueset e Euro2016, në të cilat kuqezinjtë arritën për herë të parë përfaqësimin në finalet e një turneu madhor. E gjithcka nisi nga ai dron, që shpërtheu dhunën e tifozëve serbë në përleshje me futbollistët kuqezinj që mbrojtën flamurin. Ishte aty edhe Ivani i tmerrshëm, lideri i ultrasve i dënuar të mos ishte, fakte që dorëzuan fitoren në tavolinë për Shqipërinë, pas apelimit në CAS.

Gazzetta dello Sport shkruan...

Tuneli që ndan dhomat e zhveshjes nga fusha në Stadion JNA të Beogradit, shtëpia e Partizanit. Një moment jashtëzakonisht i ndjeshëm: thuhet se në pesë minutat para fillimit të një ndeshjeje, një lojtari i kalojnë para syve momentet kryesore të gjithë karrierës së tij. Ndoshta madje të gjithë jetës së tij. Një film i shkurtër pa zë që duhet të ngjallë adrenalinë dhe të largojë frikën. Muzikën e zgjedh vetë lojtari; e rëndësishme është që ajo të mbushë me energji mendjen, zemrën dhe këmbët.

Por më 14 tetor 2014, në atë tunel nuk kishte nevojë të shtypje “play” në mendjen e ekipeve që do të përballeshin në fushë. Filmi kishte filluar javë, muaj më parë. Në dhomat e zhveshjes dhe sidomos në tribuna, të gjithë prisnin vetëm atë ndeshje. Atë natë, në Beograd, u shuan vite të tëra negociatash dhe përpjekjesh të mundimshme për paqe, ndërsa ndjenjat nacionaliste të shtypura përherë dalin përsëri në sipërfaqe. Asnjëherë nuk janë flakur tej, por gjithmonë kanë qenë të fshehura nën rrogoz. Pikërisht kështu, sepse ajo ishte nata e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Lexo më tejShqipëria në grupin e hekurt, sërisht me Serbinë: hidhet shorti për Botërorin 2026

Më 14 tetor u luaj, një mënyrë të thëni. Mëngjesin e 15 tetorit, e gjithë bota kuptoi se një krizë diplomatike ishte hapur. E pak më vonë, dikush guxoi të pyesë: “Si ishte e mundur që ajo ndeshje nuk u ndalua?” Vallë, a e ka bërë dikush të njëjtën pyetje edhe tani, dhjetë vjet më vonë? Serbi-Shqipëri, një tjetër kapitull në tunel. Këtë herë, çmimi është një vend në Kupën e Botës.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI