Flash

Banderola e ultrasve të Juventus për Vlahovic që nuk u lejua të futet në Stadium

Lapsi.al 18 December 2024
Banderola e ultrasve të Juventus për Vlahovic që nuk u lejua

Tifozët e Juventus kishin përgatitur një banderolë për t’ia dedikuar Dusan Vlahovic në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Cagliarit, por, pavarësisht përmbajtjes pajtuese, u detyruan ta ekspozojnë atë vetëm jashtë Stadiumit. Nuk kishte asnjë qëllim polemik, por vetëm një dëshirë për të lënë pas konfliktet, keqkuptimet dhe teprimet që dolën në protestat e ashpra pas barazimit të Juventus kundër Venezias: një 2-2 i arritur në minutat e fundit falë penalltisë së shënuar nga sulmuesi serb.

“Një gjest i izoluar nuk e fshin të kaluarën, nga ne gjithmonë ke marrë respekt. Juventus, DV9 dhe ultras të bashkuar deri në fund!” – është teksti i mesazhit që lojtari nuk mundi ta shihte nga fusha, por që tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

Nga fusha, Vlahovic mundi të dëgjojë brohoritjet inkurajuese që iu drejtuan nga sektori i tifozëve më të zjarrtë të Juventus. Emri i tij u thirr disa herë, i shoqëruar me duartrokitje të fuqishme gjatë ngrohjes përpara ndeshjes. Kështu përfundoi një çështje që kishte hyrë si një element shtesë në një pasndeshje të tensionuar.

Protesta pas Juve-Venezia dhe shpërthimi i Vlahovic

Rezultati zhgënjyes në xhiron e fundit të kampionatit nxiti pakënaqësi mes publikut: murmuritjet u kthyen në kritika të ashpra, të shoqëruara me fishkëllima ndaj ekipit, që në kampionat nuk po ecën mirë (është në vendin e gjashtë, -9 pikë nga kryesuesja Atalanta dhe jashtë zonës së Champions), ndërsa në Kupë nuk arrin të krijojë vazhdimësi.

Lexo më tejVlahovic reagon keq pas barazimit, përplaset me tifozët e Juventus: "Njeri mu*i"

Pas fitores kundër Manchester City – ku pikërisht sulmuesi serb ishte protagonist – zhgënjimi nga performanca dhe rezultati kundër Venezias (ekipi i fundit në Serie A) shkaktoi revoltë te tifozët. Në atë kaos sharjesh pati edhe nga ata që sulmuan drejtpërdrejt Vlahovic, duke i drejtuar thirrje raciste dhe ofendime personale. Reagimi i lojtarit veproi si benzinë mbi zjarr: zemëroi edhe më shumë tifozët e Curva-s, dhe disa shkuan edhe më tej.

Kërcënimet me vdekje dhe pajtimi

Çmenduria dhe adrenalina mund të krijojnë një përzierje shpërthyese. Pikërisht kjo ndodhi me disa tifozë të ekzagjeruar, të cilët arritën deri në kërcënime me vdekje ndaj Vlahovic në atë situatë kaotike. Forcat e rendit janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, por gjesti pajtues i vetë serbit (ai ndau një postim me mesazhe qetësuese) uli tensionin e situatës.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI