Flash

Neymar rrëfen ikjen nga PSG: “Tifozët vinin te shtëpia ime: donin të më rrihnin”

Lapsi.al 17 December 2024
Neymar rrëfen ikjen nga PSG: “Tifozët vinin te shtëpia ime:

Neymar është tani një nga yjet më të vlerësuara të Saudi Pro League, por largimi nga Evropa ende i dhemb. Duke pasur përballë një tjetër problem fizik, ish-lojtari i Paris Saint-Germain ka treguar prapaskenat e largimit nga klubi francez, që lidhen me trajtimin që iu bë nga tifozët.

“Viti i parë ishte i mrekullueshëm. U pranova shumë mirë si nga tifozët e klubit ashtu edhe nga e gjithë Franca. Dy vitet e fundit, megjithatë, gjërat shkuan ndryshe dhe mënyra se si u trajtova nuk ishte e bukur. Të njëjtën gjë e pësoi edhe Messi. Unë gjithmonë kam dhënë maksimumin në fushë dhe, ndonëse nuk mbaj inat, jam i trishtuar për mënyrën si më trajtuan tifozët,” tregoi Neymar në një intervistë për RMC Sport. “Vinin te shtëpia ime dhe donin të hynin për të më sharë ose për të më rrahur. Sipas mendimit tim, ata e kaluan kufirin. Ata gjithmonë janë respektuar nga unë, por që nga ai moment kam ndaluar së treguari respekt. Ishte shumë e vështirë. Respektoj PSG-në dhe do të jem gjithmonë tifoz i tij për t’u siguruar që të arrijë rezultate të mira. Megjithatë, më ka trishtuar mënyra se si u trajtova, edhe pse tani ka mbaruar dhe është pjesë e së kaluarës.”

ASNJË INAT

Pavarësisht vështirësive të përjetuara gjatë qëndrimit në Francë, Neymar nuk mban inat ndaj Paris Saint-Germain, ku luajti një finale të Champions League të humbur ndaj Bayern Munich. “Ishte pozitive dhe negative njëkohësisht. Pozitive sepse mendoj se kam jetuar momentin më të mirë të karrierës sime, nga ana futbollistike. Negative sepse isha shpesh dhe për një kohë të gjatë i dëmtuar. Sigurisht që ka pak trishtim, por nuk do të harroj momentet e mëdha, sidomos finalen e Champions. Mund të kishim fituar, por në ato ndeshje, detajet kanë rëndësi. Kam shkruar historinë time në Ligue 1 dhe kjo ishte pozitive për karrierën time,” përfundoi Neymar.

Lexo më tej: U kthye pas një viti, Neymar dëmtohet në ndeshjen e dytë me Al Hilal: reagimi i tij

MUNGESË LUMTURIE

Neymar shpjegoi se ai vendosi të largohej nga PSG thjesht sepse nuk ishte më i lumtur. “Klubi dhe trajneri nuk besonin më tek unë dhe më thanë këtë. Duhej të merrja një vendim dhe pranuam ofertën e Al Hilal, të cilën e pëlqeva. Kam mundur të njoh klubin, kulturën dhe kampionatin vendas. Nuk e prisja një pritje kaq të ngrohtë. Unë dhe familja ime jemi të bindur se morëm vendimin e duhur.”

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI