Rashford dhe Garnacho jashtë liste për City-United
Mungesa e të dy sulmuesve nga lista e të grumbulluarve për derbi ngjalli shumë reagime. Rashford dhe Garnacho duket se u konsideruan nga Amorim si të papërshtatshëm për të qenë pjesë e grupit, madje as të gatshëm për të hyrë si zëvendësues. Ky ishte një vendim i ashpër, që sinjalizoi qartë se për të rikthyer United në lavdinë e dikurshme nuk mjaftojnë vetëm aspektet teknike dhe taktike, por nevojiten edhe ndryshime jashtë fushës. Në vijën e parë të sulmit të United përballë City-t ishin Mason Mount dhe dy ish-lojtarë të Atalantës, Amad Diallo dhe Rasmus Højlund, ndërsa Antony dhe Joshua Zirkzee qëndronin në stol. Duke shpjeguar vendimin e tij për të lënë jashtë Rashford (7 gola dhe 3 asistime deri tani në sezon) dhe Garnacho (8 gola dhe 4 asistime), Amorim tha pas ndeshjes: “Ne vlerësojmë gjithçka: performancën në stërvitje, performancën në ndeshje, angazhimin ndaj shokëve të skuadrës, dhe shtytjen për t’u përmirësuar. Gjithçka merret në konsideratë kur analizojmë dhe zgjedhim lojtarët. Është zgjedhja ime. E thjeshtë. Nuk po dërgoj ndonjë mesazh, është thjesht një vlerësim dhe ata e dinë këtë. Lojtarët janë shumë, shumë të zgjuar”.Ruben Amorim: “Manchester is Red and always will be.” ?❤️ pic.twitter.com/LYrC6Rn9CW
— United Zone (@ManUnitedZone_) December 15, 2024
Mesazhi i trajnerit: “I kushtoj rëndësi gjithçkaje, si ha, si vishesh”
“Të gjithë e kuptojnë vendimin tim dhe unë duhet të zgjedh. Është një zgjedhje e thjeshtë. Sigurisht, situata është e vështirë sepse duhet të fitojmë ndeshje dhe tani jemi në një pozicion të ndërlikuar. I kushtoj rëndësi gjithçkaje, mënyrës si ha, si vishesh për një ndeshje. Gjithçkaje. Bëj vlerësimin tim dhe më pas vendos,” vazhdoi Amorim, duke dhënë një mesazh të qartë. Ai shpjegoi gjithashtu se Rashford dhe Garnacho ishin njoftuar për vendimin përmes grupit të WhatsApp-it të klubit: “Gjithmonë është njësoj dhe të gjithë e kuptojnë. Pas stërvitjes së fundit, ka një komunikim që shkon në WhatsApp dhe më pas marrin informacionet. Por ata janë mirë. Në mëngjes ishin në stërvitje dhe unë isha aty.” Pavarësisht tre pikëve të marra në derbi, Manchester United ka ende shumë rrugë për të bërë për të ngjitur pozitat në tabelën e Premier League. Red Devils janë aktualisht në vendin e 13-të pas 16 ndeshjesh, me vetëm 22 pikë. Amorim ka kuptuar se nuk ka kohë për të humbur: duhen metoda të forta, nëse është e nevojshme, për të edukuar grupin dhe për të vendosur bazat e një kulture të re. Një qëndrim sa më afër frymës së lavdishme që kishte Manchester United i Sir Alex Ferguson.I absolutely adore Ruben Amorim. I can see exactly why Sporting Lisbon fans were utterly devastated. pic.twitter.com/0HRzgkB9JX
— Billy Meredith (@BillyMeredithMU) December 15, 2024