Flash

Unify League, kështu do të ishte turneu i ri i SuperLeague: 96 ekipe e 4 kompeticione

Lapsi.al 17 December 2024
Unify League, kështu do të ishte turneu i ri i SuperLeague: 96 ekipe e

Pas njoftimit të turneut të ri të Super League, e paraqitur me emrin Unify League, po vijnë më shumë detaje rreth garës evropiane të propozuar nga A22. Janë katër turne që parashikohen nga modeli i ri, nga më elitari deri te më “popullori”. Do të jenë gjithsej 96 ekipe pjesëmarrëse, të shpërndara në katër kompeticione:

• Star League: 16 ekipe pjesëmarrëse (dy grupe nga tetë ekipe)

• Gold League: 16 ekipe pjesëmarrëse (dy grupe nga tetë ekipe)

• Blue League: 32 ekipe pjesëmarrëse (katër grupe nga tetë ekipe)

• Union League: 32 ekipe pjesëmarrëse (katër grupe nga tetë ekipe)

Për sa i përket mënyrave të kualifikimit, klubet nga të gjitha 55 federatat kombëtare UEFA, ku bën pjesë edhe Shqipëria, mund të kualifikohen në Unify League përmes një prej këtyre mundësive:

• Fitorja e një turneu të Unify League në sezonin e mëparshëm

• Kualifikimi direkt nga kampionati vendas

• Kualifikimi përmes procesit të playoff-it përkatës

Kampionët e ligave Star dhe Gold do të sigurojnë automatikisht një vend në Star League të sezonit pasardhës, ndërsa kampionët e ligave Blue dhe Union do të sigurojnë një vend në Gold League dhe një në Blue League të sezonit pasardhës.

Të gjithë klubet pjesëmarrëse nga kampionatet kryesore kombëtare të 55 federatave kombëtare UEFA në fillim të sezonit mund të sigurojnë hyrje direkte në katër ligat ose në playoff-et e kualifikimit, bazuar në rezultatet që kanë arritur në kampionatet e tyre kombëtare në sezonin e kaluar. Vendet e kualifikimit direkt dhe aksesit në playoff për secilën garë do të caktohen bazuar në një koeficient të përgjithshëm të kompeticionit evropian, i njohur si “renditja për shtet”: një klasifikim transparent dhe objektiv, i bazuar në performancën e klubeve të secilës federatë në kompeticionet evropiane.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI