Flash

Rënia e Assad/ Gjermania, Austria e Greqia pezullojnë kërkesat për azil nga sirianët

Lapsi.al 9 December 2024
Rënia e Assad/ Gjermania, Austria e Greqia pezullojnë kërkesat

Pas Gjermanisë dhe Austrisë, edhe Greqia ka marrë vendimin e saj për të pezulluar kërkesat për azil nga sirianët që pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assad.

Gazeta greke “To Vima” raporton se shteti helen po përgatitet për ngrirjen e vendimeve të kërkesave për azil nga sirianët.

Sipas medias Helene, rreth 9000 aplikime për azil nga Siria ndodhen në pritje në Ministrinë e Migracionit dhe Azilit në Greqi.

Burimet e ministrisë për gazetën “To Vima”, janë shprehur se “ata nuk konsiderohen më refugjatë pas zhvillimeve”, ndaj dhe do të ndërmerren hapa të tilla për ngrirjen e kërkesave.

Lexo më tej: Pas 50 vitesh sundim, shembet regjimi Assad në Siri 

Shteti grek është në pritje të udhëzimeve nga Bashkimi Evropian lidhur me këtë çështje.

Nikolaos Panagiotopoulos, anëtar i kabinetit të qeverisë greke, sipas gazetës greke, pritet të kontaktojë me Komisionerin e ri të BE-së për Punët e Brendshme, Magnus Brunner.

Kujtojmë se Gjermania njoftoi sot (9 dhjetor) se aplikimet nga më shumë se 47,000 njerëz mbeten në pritje ndërsa Berlini pret për më shumë qartësi mbi situatën në Siri.

Edhe Austria ka pezulluar të gjitha kërkesat për azil nga shtetasit sirianë dhe do të shqyrtojë kërkesat e miratuara tashmë pas rënies së regjimit të presidentit Bashar al-Assad, ka bërë të ditur ministria e Brendshme e shtetit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI