Flash

E kthyen nga 'pensioni', Szczesny te Barcelona një mister: asnjë minutë e luajtur

Lapsi.al 3 December 2024
E kthyen nga 'pensioni', Szczesny te Barcelona një mister:

Më 2 tetor, dy muaj më parë, Barcelona njoftoi afrimin e portierit 34-vjeçar Szczesny, pavarësisht hezitimit të fillimit nga ana e polakut, i cili ishte tërhequr prej disa muajsh pas eksperiencës së tij te Juventusi. Mbërritja e tij u prit me entuziazëm: ishte opsioni më i mirë në treg. Cilësitë e Szczesny, përvoja e tij, sidomos në arenën ndërkombëtare, nuk u vunë në dyshim nga askush, madje as gjendja e tij fizike.

"Jam gati", por jo për Flick

Të gjithë menduan se do të ishte çështje ditësh para se të merrte vendin e titullarit nga Peña. “Jam gati,” deklaroi Szczesny disa ditë para ndeshjes kundër Sevilla më 20 tetor. “Kam punuar këto dy javë për të qenë në formë maksimale. Nëse do të luaj apo jo, është një vendim i trajnerit që duhet ta respektoj.” Por shpresat e tij u ndalën nga trajneri Flick gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes: “Jam i kënaqur që thotë se është gati të luajë, por nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar portierin. Jemi shumë të kënaqur me Peña dhe nuk ka arsye për ta ndryshuar as në La Liga dhe as në Champions League”.

Lexo më tejPrapaskena e tërheqjes e telefonta e Lewandowski: Szczesny prezantohet te Barcelona

Kanë kaluar më shumë se një muaj nga këto deklarata dhe situata nuk ka ndryshuar. “Iñaki është në formë të mirë, po bën mirë dhe nuk kemi një plan për të bërë të debutojë Szczesny. Iñaki është numri 1,” tha dje trajneri gjerman në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme kundër Mallorca. Flick po dërgon një mesazh të qartë për Peña: ai është titullari dhe trajneri ka besim të plotë tek ai. Deri më tani, Peña ka qenë portier në La Liga dhe në Champions League. Ende mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë për Copa del Rey dhe Superkupën, por kjo do të ndodhë vitin tjetër, në 2025.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI