Flash

Denoncimi i Juan Jesus: "Tentuan të më vjedhin makinën, më bëni të vjell"

Lapsi.al 9 October 2024
Denoncimi i Juan Jesus: "Tentuan të më vjedhin makinën,

Shpërthim i ashpër në rrjetet sociale nga mbrojtësi i Napolit, Juan Jesus. Futbollisti italian në fakt ka raportuar, me dy histori të publikuara në Instagram, për tentativën për vjedhjen e makinës së tij, e ndodhur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij. Braziliani me një video tregon shenjat e qarta të tentativës së vjedhjes brenda automjetit dhe shkruan: “Siguria zero, pasi u ndoq gati për një muaj sot tentuan të më marrin makinën, sa ndjesi e keqe, më vjen të vjell".

"Ajo që ndodhi sonte - vazhdon ai - është vetëm qershia mbi tortë. Në harkun e një muaji kam gjetur 5 airtag (gjeolokator) në makinë dhe vetëm se e di që këta kriminelë e dinë se ku jetoj nuk më sjell qetësi. Fatkeqësisht, në një qytet kaq të bukur nuk do të ndihem më kurrë i sigurt, por të dish që një i huaj më ka dhunuar diçka timen personale, ma shpif”.

Lexo më tej"Të bëj të zi", mbrojtja e Acerbi në Prokurori. I pari thërritet Juan Jesus: ja etapat

Ky i Juan Jesus është episodi i dytë i këtij lloji që përfshin një lojtar të Napolit që nga fillimi i sezonit, pas grabitjes së orës ndaj blerjes së re David Neres, pak pas ndeshjes kundër Parmës.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI