Flash

FSHF përcakton kalendarin: datat e oraret për 5 javët e ardhshme në Superiore

Lapsi.al 9 October 2024
FSHF përcakton kalendarin: datat e oraret për 5 javët e ardhshme
Komisioni i Ligave dhe Garave është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 9-të e deri në javën e 13-të. Ky kampionat do të rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve kombëtare në kompeticionin Nations League. Sfidat e javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 19 dhe 20 tetor, teksa spikat takimi Tirana – Dinamo City. Java e 10-të e kampionatit elitë do të luhet në fundjavën e 25-26 tetorit. Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë Vllaznia – Partizani. Java e 11-të e kampionatit do të luhet në mesjavën e 30-31 tetorit, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia. Java e 12-të do të luhet me 3 dhe 4 nëntor, ndërsa java e 13-të e këtij kampionati do të zhvillohet në fundjavën e 9 dhe 10 nëntorit. Në këtë javë të 13-të do të luhet përballja, Dinamo City– Partizani. Lexo më tej: Asnjë shqiptar në organikë, asnjë problem: FSHF miraton rregullin absurd të të huajve pa limit

Abissnet Superiore – Java 9

E shtunë, 19 tetor Laçi-Vllaznia 14:00 Egnatia-Teuta 14:00 Tirana-Dinamo City 17:00 E diel, 20 tetor Bylisi-Skënderbeu 14:00 AF Elbasani-Partizani 17:00 Abissnet Superiore – Java 10 E premte, 25 tetor Bylisi-Teuta 14:00 Egnatia-Dinamo 14:00 Tirana-Laçi 17:00 E shtunë, 26 tetor Vllaznia-Partizani 17:00 AF Elbasani-Skënderbeu 17:00 Abissnet Superiore – Java 11 E mërkurë, 30 tetor Laçi-Egnatia 14:00 Skënderbeu-Partizani 17:00 Tirana-Vllaznia 17:00 E enjte, 31 tetor Dinamo City-Bylis 17:00 Teuta-AF Elbasani 17:00 Abissnet Superiore – Java 12 E diel, 3 nëntor Egnatia-Tirana 14:00 Vllaznia-Skënderbeu 17:00 E hënë, 4 nëntor Bylisi-Laçi 14:00 Partizani-Teuta 18:00 AF Elbasani-Dinamo City 18:00

Abissnet Superiore – Java 13

E shtunë, 9 nëntor Egnatia-Vllaznia 14:00 Dinamo City-Partizani 17:00 Teuta-Skënderbeu 17:00 E diel, 10 nëntor Laçi-AF Elbasani 14:00 Tirana-Bylisi 17:00

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI