Flash

Uzuni humbet sfidat me Çekinë e Gjeorgjinë: sulmi i sfilitur, Sylvinho bën zgjedhjen emergjente

Lapsi.al 9 October 2024
Uzuni humbet sfidat me Çekinë e Gjeorgjinë: sulmi i sfilitur,
Armando Broja e Rei Manaj, por sikur të mos mjaftonte edhe Myrto Uzuni është detyruar të ngrejë flamurin e bardhë përpara ndeshjeve të Nations League kundër Çekisë dhe Gjoergjisë. Sulmuesi beretas i Grandas, nuk ka mundur të rikuperohet dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Sylvinho. Braziliani nga ana e tij është mbrojtur, duke bërë një zgjedhje emergjente: Indrit Tuci i Sparta Pragë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me kubin. Sulmuesi, megjithatë, u paraqit në grumbullimin e Kombëtares për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë. Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit. Lexo më tejAsllani dhe Uzuni të diferencuar: Sylvinho i shqetësuar për lojtarët, mbërrin Hoxha e Bajrami Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci. Një lojtar që çekët e njohin mirë, duke qenë bashkë me Laçin në rradhët e Spartës. Tuci ka mbërritur sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme. Sidoqoftë e gjithë pesha e ofensivës kuqezi bie tani mbi shpatullat e Mirlind Dakut, që pas pezullimit nga UEFA për festimin në Euro 2024 kthehet të marrë rolin e protagonistit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI