Flash

"Ik q*u, idiot!": tenisti amerikan Tiafoe tërbohet me arbitrin dhe rrezikon skualifikimin

Lapsi.al 8 October 2024
"Ik q*u, idiot!": tenisti amerikan Tiafoe tërbohet me arbitrin
Frances Tiafoe humbi ndeshjen dhe mendjen në Masters 1000 në Shangai. Në fund të ndeshjes së raundit të tretë kundër rusit Safiullin, tenisti amerikan u vërsul ashpër dhe në mënyrë plateale kundër arbitrit, Jimmy Pinoargote. "Ik q*u, Ik q*u, mik. Seriozisht, ik q*u, idiot i ka*it - shpërtheu tenisti pasi përshëndeti kundërshtarin e tij në rrjetë -. E prishe ndeshjen! Bëje punën tënde të qi*ë! Kam tre orë që luftoj dhe vrapoj për jetën time!" Fjalë shumë të rënda për të cilat Tiafoe do të duhet të japë llogari: një gjobë shumë e lartë është e sigurt dhe mund të ketë edhe një periudhë skualifikimi. Lexo më tejAndy Murray lajmëron tërheqjen e tij nga bota e tenisit: "Olimpiada turneu im i fundit" Por çfarë e bëri Tiafoe të humbiste kështu mendjen? Një shkelje e kohës e thirrur nga arbitri në fazat e nxehta të ndeshjes, me rezultatin 5-5 në tie break të setit të tretë dhe vendimtar. Tiafoe kishte marrë tashmë një paralajmërim dhe për këtë arsye humbi shërbimin e tij të parë sepse, sipas arbitrit, koha në dispozicion për të shërbyer kishte skaduar. Thirrja erdhi edhe pse Tiafoe e kishte hedhur topin në ajër, por sipas arbitrit nuk ishte një hedhje e gabuar por humbje kohe.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI