Flash

Bremer operohet në Lion, i rindërtojnë ligamentin e kryqëzuar: "Hapi i parë drejt rikthimit"

Lapsi.al 8 October 2024
Bremer operohet në Lion, i rindërtojnë ligamentin e
Operacion i suksesshëm për Gleison Bremer. Mbrojtësi i Juventus iu nënshtrua një operacioni në Lion për të rindërtuar ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të majtë. Braziliani u dëmtua gjatë ndeshjes së Champions League kundër Leipzig dhe tashmë do të fillojë procesi i rehabilitimit. “Është hapi i parë drejt kthimit”, shkroi Bremer pas operacionit. Sezoni i tij, në çdo rast, tashmë ka përfunduar dhe Thiago Motta dhe klubi do të duhet të kërkojnë zgjidhje për ta zëvendësuar atë në qendër të mbrojtjes.

KOMUNIKATA E JUVENTUS

“Këtë mëngjes Gleison Bremer iu nënshtrua një operacioni për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të tij të majtë. Operacioni, i kryer në Hôpital Privé Jean Mermoz në Lion nga doktori Bertrand Cottet-Sonnery, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventus, Dr. Luca Stefanini, ka dalë në mënyrë perfekte dhe futbollisti do të nisë procesin e rehabilitimit me qëllim rifillimin e aktivitetit konkurrues në ditët në vijim”.

BREMER NË INSTAGRAM: "HAPI I PARË DREJT RIKTHIMIT"

 
View this post on Instagram
 

A post shared by Bremer (@bremer)

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI