Flash

Gjimshiti nuk ia del, Sylvinho përsëri pa kapitenin: mbrojtësi humbet dy ndeshjet e tetorit me Kombëtaren

Lapsi.al 7 October 2024
Gjimshiti nuk ia del, Sylvinho përsëri pa kapitenin: mbrojtësi

Frika më e madhe e tekniku Sylvinho ka marrë formë. Pasi humbi dy ndeshjet e shtatorit kundër Ukrainës në transfertë dhe Gjeorgjisë në Tiranë, tani Berat Gjimshiti nuk do të jetë as në sfidën e dyfishtë në transfertë kundër Çekisë e Gjeorgjisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren për shkak dëmtimi.

Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League, Shakhtar Donetsk – Atalanta dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk zbriti më në fushë. Gjimshiti nuk ishte i grumbulluar me Atalantën edhe në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Genoa.

Lexo më tej: Atalanta nuk e grumbulloi, Gjimshiti në dyshim të madh për dy ndeshjet e kombëtares

Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me atë të Atalantës dhe është vendosur që Gjimshiti të mos rrezikojë, që të rikuperohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

Lista përfundimtare e Kombëtares është me 23 futbollistë pasi trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos thërrasin tjetër lojtar në mungesë të kapitenit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI