Flash

Video/ Gjuri lëviz jashtë normales, pamje tronditëse nga dëmtimi i Carvajal: "Do kthehem një bishë"

Lapsi.al 6 October 2024
Video/ Gjuri lëviz jashtë normales, pamje tronditëse nga
Dëmtim i rëndë për lojtarin e Real Madrid, Dani Carvajal, në një përplasje loje dje në minutat e fundit të ndeshjes kundër Villarreal. Që situata ishte serioze u kuptua menjëherë pas kontrastit, por tani shkalla e dëmtimit është bërë e ditur nga vetë lojtari i cili ka publikuar një postim me një foto të realizuar direkt nga ambulanca: “U konfirmua një dëmtim i rëndë në ligamentin e kryqëzuar, më duhet të shkoj në sallën e operacionit dhe të qëndroj jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres për të filluar shërimin dhe për t'u kthyer si një bishë. Faleminderit shumë për mesazhet tuaja, ndihem shumë i prekur nga afeksioni juaj". Në një përplasje me Yeremy Pino, spanjolli pësoi një hiperekstension të gjurit të tij të djathtë pasi këmba e tij në fakt mbeti e lidhur me atë të kundërshtarit të tij. Carvajal u largua nga fusha në lot dhimbje e dëshpërimi, i shoqëruar me barelë. Në një video të publikuar nga Marca shihet qartë momenti kur lojtari e kuptoi se nuk mund të vazhdonte më lojën. Gjuri i tij lëvizte jashtë normalitetit duke i shkaktuar dhimbje të forta, që e detyruan Carvajal të ulej në tokë për të kërkuar ndihmën e mjekëve.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI