Flash

"E mori pa dashje dhe nuk rrit performancën". CAS ul skualifikimin e Pogba: në fushë me Juventus në mars

Lapsi.al 4 October 2024
"E mori pa dashje dhe nuk rrit performancën". CAS ul
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës ka reduktuar në 18 muaj dënimin e Paul Pogba për doping. Kjo do të thotë se francezi do të mund të rikthehet në fushë që në fillim të vitit 2025. Mesfushori i Juventus u skualifikua për 4 vjet më 29 shkurt nga Gjykata Kombëtare Antidoping, pas një testi pozitiv për Dhea, në gusht 2023. Siç raportohet nga Mail Sport, francezi i lindur në vitin 1993 do të mund të rikthehet në stërvitje me bardhezinjtë që në janar dhe do të mund të rreshtohet sërisht në ndeshjet zyrtare duke filluar nga muaji mars. Lexo më tejPogba lajmëron apelin: "E kam zemrën të thyer, vendim i padrejtë i GJKA-së, kurrë me doping" Sipas tabloidit britanik, vendimi i CAS konfirmoi se Pogba kishte marrë pa dashje Dhea, një substancë e aftë për të rritur testosteronin dhe i pranishëm në listën e atyre të ndaluara nga Wada. Megjithatë, është pranuar, gjithashtu, se Dhea ka një efekt që përmirëson performancën vetëm te gratë.

SKENARI I RI

Mesfushori u pezullua përfundimisht më 11 marsin e kaluar: Juventus, me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor 2026, e vendosi atë në pagën minimale (rreth 2 mijë euro në muaj) për t'i dhënë mundësinë të qartësojë pozicionin e tij. Ulja e skualifikimit, ndryshe nga vendimi i parë, do të riaktivizojë superkontratën që lojtari kishte nënshkruar në verën e vitit 2022: 8 milionë neto në vit plus 2 milionë bonuse sipas regjimit të dekretit të rritjes, 12 milionë e gjysmë bruto. Në këtë pikë klubit do t'i duhet sërish të balancojë vitin e fundit të kontratës dhe muajt e fundit të këtij sezoni, duke filluar nga 11 marsi 2025.

A DO TË KTHEHET POGBA NË FUSHË ME JUVENTUSIN?

Tani i takon klubit, i cili është në pritje të vendimit zyrtar, të zgjedhë rrugën më të mirë: ta rikthejë në skuadër dhe t'ia besojë Thiago Motta, pas një periudhe të gjatë pasiviteti, ose të fillojë negociatat për përfundimin e kontratës, me disbursimin e një pagese për largimin (e parashikuar edhe nga dispozitat buxhetore). Ndërkohë francezi shfaqet në rrjetet sociale i veshur me uniformën e fushës.

MESAZHI SOCIAL I POGBA

 
View this post on Instagram
 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI