Flash

Manaj nuk ia del, Berisha pa skuadër: Sylvinho publikon listën për dy ndeshjet e Nations League

Lapsi.al 4 October 2024
Manaj nuk ia del, Berisha pa skuadër: Sylvinho publikon listën
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë. Kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45). Surpriza është Adrion Pajaziti, i etiketuar shpesh në radhët e U-21 si Demollari i ri. Nuk ia ka dalë të rikuperohet Rei Manaj, ndërsa ka mbetur jashtë Etrit Berisha, ende pa skuadër. Kështu, për të mbrojtur portën janë thirrur nga Sylvinho Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi. Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku. Lexo më tejVideo/ Gjimshiti tund rrjetën në Champions: Atalanta në avantazh, Sylvinho buzëqesh për kapitenin e rikthyer Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI