Flash

Juventus përmbysi Leipzig me 10 lojtarë, Motta: "Çfarë krenarie për lojtarët e mi, patën guxim"

Lapsi.al 3 October 2024
Juventus përmbysi Leipzig me 10 lojtarë, Motta:

"Ne luajtëm një ndeshje të mirë që nga pjesa e parë, por na mungonte bindja aty përpara, më mirë në pjesën e dytë edhe pse ishim me dhjetë lojtarë. Performancë e mirë dhe fitore e rëndësishme". Thiago Motta duartroket Juventusin e tij pas fitores në Leipzig: "Lojtarët e mi kishin guxim, e pashë që në fillim se ishin të bindur për të ecur përpara sepse mund t'i bënim keq kundërshtarëve edhe me dhjetë lojtarë. Bëmë mirë deri në minutën e fundit".

“Është herët për të ditur se çfarë rruge mund të marrim në Champions League – vazhdoi trajneri i Juventus në Prime – Tani duhet të mendojmë për kampionatin dhe Cagliarin që vjen nga një fitore”. Për dëmtimet e Bremer dhe Nico Gonzalez: “Duhet të bëjmë testet, të shpresojmë që të mos i humbasim dhe, nëse ndodh, të jetë për një kohë të shkurtër sepse si të gjithë djemtë janë të rëndësishëm”. Edhe Thiago Motta ka tre qepje: “Në ballë mora një bërryl nga Gatti...”.

Lexo më tejJuventus në ankth, dëmtim në gju për Bremer: dyshohet ndrydhje e ligamentit të kryqëzuar

Motta vazhdoi përsëri: "Është pjesë e një ekipi, i një grupi që vesh një fanellë të rëndësishme. Ky është mentaliteti që duhet të kemi, duhet të jetë baza e një grupi dhe e një ekipi - tha Motta për Sky -. Ajo që djemtë demostruan sot në fushë na jep krenari të gjithëve, për të gjithë stafin që punon për ta, për tifozët që erdhën sot, për tifozët që e ndoqën në televizion. Transmeton emocione, përcjell dëshirë, përçon përkushtim guxim, kur është koha për ta bërë. Jam i lumtur për lojtarët sepse ata dhanë një paraqitje të shkëlqyer me situata negative, të cilat ne i trajtuam në mënyrën e duhur".

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI