Flash

Turpërohet Walker, urinoi në rrugë dhe u filmua: gruaja i kërkon një "thes" me para për... të qendruar me të

Lapsi.al 2 October 2024
Turpërohet Walker, urinoi në rrugë dhe u filmua: gruaja i
Kyle Walker është një nga mbrojtësit më të mirë anglezë të 10 viteve të fundit. I shpejtë dhe i aftë në mbulim, i disiplinuar taktikisht, i linduri në Sheffield është një nga gurët e themelit të Manchester City të teknikut Pep Guardiola dhe ekipit kombëtar të Tre Luanëve. “Disiplina” e tij në fushë është proporcionale në të kundërt me jetën e tij famëkeqe private: Walker është shumë shpesh në faqet e para të tabloideve angleze, protagonist i çështjeve surreale familjare dhe skandaleve pak a shumë të zhurmshme. I fundit që e përfshiu atë ka të bëjë me një urinim "të parëndësishëm" në rrugë, një veprim i ndaluar nga bashkia e Mançesterit. I përjetësuar nga disa foto, mbrojtësi tani rrezikon një gjobë të vogël për xhepat e tij. Megjithatë, ajo që nuk është aspak e vogël është shuma që gruaja e tij Eni i kërkoi, për të qëndruar me të pavarësisht tradhtive...

URINIMI NË RRUGË DHE "SHANTAZHI" I GRUAS

The Sun pati në vëmendje sot Walker, duke e vendosur atë të ekspozuar në aktin e urinimit në një mur jashtë një klubi në Mançester. Faktet datojnë të shtunën e kaluar dhe tashmë mbrojtësi rrezikon një gjobë prej gati 200 eurosh, një shumë e vogël për një futbollist të super paguar si ai. Lexo më tejKyle Walker flaket jashtë shtëpisë: në dy vilat jetojnë gruaja dhe e dashura Ka një “peshë” tjetër, kërkesa financiare e gruas së tij Annie Kilner, si rrjedhojë e lidhjes tashmë të njohur jashtëmartesore të bashkëshortit të saj me Lauryn Goodman, marrëdhënie nga e cila lindën dy fëmijë. Për t'i dhënë një shans bashkëshortit të saj, Kilner, e cila ka katër fëmijë me Walker, i ka kërkuar gjysmën e pasurisë, rreth 18 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI