Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Video/ Laçi e Sparta Pragë rezistojnë në Shtutgart: poker befasues i Brest në Salzburg

Lapsi.al 1 October 2024
Video/ Laçi e Sparta Pragë rezistojnë në Shtutgart: poker

Ka filluar me surpriza mbrëmja e Champions League. Red Bull Saslzburg janë shpartalluar në shtëpi nga Brest. Poker francez me një dygolësh të Sima e rrjetat e Camara e Pereira Lage. Në ndeshjen tjetër Sparta Pragë ku luan Qazim Laçi ka marrë një tjetër rezultat të rëndësishëm, duke barazuar 1-1 në shtëpinë e Stuttgart.

RB SALZBURG 0-4 BREST

Baidoo pa t'i anulohet një gol me VAR në minutën e 10' e prej aty Salzburg u shemb në një ndeshje pa histori përballë Brest. Francezët u bënë padronë të fushës dhe me Sima morën avantazhin në minutën e 24'. Një asist i Ajorque u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi, që më vonë do të gjentë edhe dygolëshin. Austriakët ishin të vakët në reagim dhe Brest shënoi edhe golin e dytë në minutën e 66' të pjesës së dytë me Camara. Një gol kapitullimi sepse Salzburg u dorëzua krejtësisht në mëshirën e lojtarëve francezë, që trefishuan me Sima në minutën e 70' dhe fiksuan pokerin me Pereira Lage pesë minuta më vonë. Brest me dy fitore është në krye të renditjes me 6 pikë, ndërsa Salzburg ka pësuar 7 gola në dy ndeshje me zero pikë e mban vendin e fundit me plot meritë.

STUTTGART 1-1 SPARTA PRAGUE

Rezultati i dytë pozitiv radhazi për Sparta Pragë, ku luan Qazim Laçi. Çekët këtë herë rezistuan në transfertën gjermane kundër Stuttgart, duke barazuar 1-1. Pas fitores në debutim Sparta rrëmben një pikë në një fushë delikate, edhe pse e panë veten shpejt në disavantazh. Millot shënoi pas vetëm 7 minutash lojë pas një asist të Mittelstädt. Sparta nuk hoqi dorë nga ndeshja dhe barazoi pak pas gjysmë ore lojë me Kairinen. Mesfushori barazoi rezultatin ndërsa çekët ngritën një mur përballë gjermanëve. 11 goditje në portën e Vindahl që rezultoi i pakalueshëm. Albion Rrahmani e nisi titullar, ashtu si Qazim Laçi e të dy u zëvendësuan në minutën e 70'. Minuta edhe për Ermal Krasniqin në radhët e çekëve, por për të vetëm aktivizim në minutën e 81'. Sparta ngjitet në 4 pikë, ndërsa Stuttgart merr pikën e parë në Champions.

League Stage Champions League

RB Salzburg 0-4 Brest

VfB Stuttgart 1-1 Sparta Prague

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI