Flash

Video/ Super Vlahovic, me 10 lojtarë Juventus përmbys Leipzig: humbasin Bayern e Real, turpërohet Atletico

Lapsi.al 2 October 2024
Video/ Super Vlahovic, me 10 lojtarë Juventus përmbys Leipzig:

Spektakël, befasi e emocione. Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Champions League, që ka parë rikthime, surpriza e përmbysje me 10 lojtarë. Juventus ankohet me arbitrimin, por në Leipzig ka dhënë një provë force, duke mundur me përmbysje gjermanët, kur luanin në inferioritet numerik. Vlahovic fantastik me dygolëshin e tij e Conceicao brilant me veprimin që i dha suksesin bardhezinjve. Humbasin befasisht Real Madrid e Bayern Munich, po disfata më e rëndë është ajo e Atletico Madrid.

LEIPZIG 2-3 JUVENTUS

E dyta për Juventus në Champions League ishte gjithashtu e mirë. Pas fitores ndaj PSV-së, skuadra e Thiago Motta mposhti Leipzig me rezultatin 3-2 me përmbysje. Bardhezinjtë mbeten me pikë të plota në renditje. Në Red Bull Arena, një garë spektakolare dhe emocionuese. Në pjesën e parë Sesko zhbllokoi ndeshjen në kundërsulm (30'), më pas në pjesën e dytë ndodhi gjithçka. Vlahovic barazoi (50') me një goditje të kalibruar, më pas, pas përjashtimit të Di Gregorio (59'), bardhezinjtë mbetën përsëri prapa për shkak të penalltisë së Sesko (65'), por e përmbysën rezultatin falë një magjie të Vlahovic (68') dhe një blici të jashtëzakonshëm nga Conceicao (82').

LIVERPOOL 2-0 BOLOGNA

Në ditën e dytë të Champions League, Bologna u dorëzua 2-0 ndaj Liverpool. Klasi i Salah ishte vendimtar në Anfield pasi egjiptiani fillimisht dhuroi një asist perfekt për Mac Allister (11') e më pas mbylli rezultatin në minutën e 75' me një goditje të mrekullueshme me të majtën. Skuadra e Italiano bëri një ndeshje të guximshme dhe trembi Reds me një shtyllë nga jashtë zonës dhe një traversë në pjesën e parë. Në renditje, Liverpool ka pikë të plota, ndërsa kuqeblutë kanë ngecur në një pikë.

LILLE 1-0 REAL MADRID

Humbja e parë sezonale për Real Madrid, që u befasua nga një Lille e shkëlqyer: 1-0 në Stade Pierre-Mauroy, në një klimë përvëluese. Genesio i besoi lojtarëve të rinj dhe promovoi mesfushorin Bouaddi, një talent i lindur në vitin 2007 që çmendi kundërshtarët me teknikën e tij dhe e mbylli si MVP. Me Mbappe të dëmtuar në pankinë, Ancelotti provoi me falso nueve Bellingham, me Vinicius e Endrick nga jashtë, por lëvizja nuk funksionoi. Anglezi dhe, me të, Real nuk ishin kurrë të rrezikshëm. Lille e shfrytëzoi këtë, duke vendosur me golin e Jonathan David. Në pjesën e dytë Ancelotti provoi me katër sulmues, duke futur Mbappé dhe Arda Guler, por skuadra e tij nuk depërtoi. Chevalier mbrojti portën e Lille, që mori tre pikë të arta: barazohet me Realin (ndër të tjera) me 3 pikë. Një humbje e papritur për Blancos që duhet thënë se nuk kishin bindur 100% as ndaj Stuttgart.

Lexo më tej: Video/ Atalanta brilante, Gjimshiti gol e dëmtim: 3 autogola e 2 penallti të humbura në fitoren e Feyenord

ASTON VILLA 1-0 BAYERN MUNICH

Ribërja e finales së Kupës Evropiane 1981/82, e fituar nga Aston Villa, shkon pikërisht për vendasit: një Villa Park festues gëzohet, duke dëshmuar fitoren 1-0 ndaj Bayern Munich. Villans shënuan me Rogers, por goli i minutës së 20' u anulua. Skuadra e Emery luftoi për çdo top dhe e mbajti ndeshjen të hapur deri në minutat e fundit. Këtu ishte vendimtar kolumbiani Jhon Duran, siç ka ndodhur shpesh këtë vit. Sulmuesi i ri, i cili refuzoi Chelsea dhe West Ham për të qëndruar në skuadrën e Emery, pati impakt si një super-zëvendësues. Gjeniale lëvizja e tij ndaj Upamecano dhe mënyra si nuk i la asnjë shans Neuer gjithashtu. Nga 9-2 ndaj Dinamo Zagreb në humbjen në transfertë: Bayern bie, duke u ndalur në tre pikë. Aston Villa kryeson tabelën me gjashtë pikë: krahas saj janë Borussia Dortmund, Brest, Benfica, Bayer Leverkusen, Liverpool dhe Juventus.

League Stage Champions League

Girona 2-3 Feyenoord

Shakhtar Donetsk 0-3 Atalanta

Aston Villa 1-0 Bayern Munich

Benfica 4-0 Atletico Madrid

Dinamo Zagreb 2-2 Monaco

Lille 1-0 Real Madrid

Liverpool 2-0 Bologna

RB Leipzig 2-3 Juventus

Sturm Graz 0-1 Club Brugge

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI