Flash

Video/ Atalanta brilante, Gjimshiti gol e dëmtim: 3 autogola e 2 penallti të humbura në fitoren e Feyenord

Lapsi.al 2 October 2024
Video/ Atalanta brilante, Gjimshiti gol e dëmtim: 3 autogola e 2 penallti

Atalanta mposhti Shakhtar Donetsk 3-0 në Gelsenkirchen falë një ndeshje të mrekullueshme. Vendosën golat e shënuar nga Gjimshiti, Lookman dhe Bellanova. Për Gasperinin 4 pikë në renditjen e Champions League pas dy ndeshjeve të para. Fitore me përmbysje për Feyenoord në shtëpinë e Girona, ku u shënuan tre autogola, një prej të cilëve i anuluar dhe u humbën dy penallti.

SHAKHTAR DONETSK 0-3 ATALANTA

Atalanta konfirmon se nuk e ka humbur shpirtin e Europa League dhe pas natës së ëndrrave kundër Arsenal, konfirmon forcën e saj në Champions League. Dea pushtoi fushën neutrale të Gelsenkirchen, duke dominuar dhe mposhtur 3-0 Shakhtar Donetsk. Ukrainasit kishin bllokuar Bologna në debutimin e tyre, por nuk mund të bënin asgjë ndaj zikaltërve. Performancë e mrekullueshme nga Atalanta, të udhëhequr nga Lookman (gol dhe asist). Gasperini ngrihet në 4 pikë dhe arrin Inter, por mbrojtja dridhet: dëmtohet sërish Gjimshiti dhe Kossounou.

Lexo më tej: Video/ Gjimshiti tund rrjetën në Champions: Atalanta në avantazh, Sylvinho buzëqesh për kapitenin e rikthyer

GIRONA 2-3 FEYENOORD

Fitore me përmbysje e Feyenoord në Spanjë përballë Girona. Një ndeshje kaotike me tre autogola dhe dy penallti të humbura. Lopez kaloi spanjollët në avantazh në minutën e 19', por Herrera shënoi në portën e tij katër minuta më pas duke barazuar rezultatin menjëherë. Feyenoord përfitoi të merrte avantazhin me Milambo në minutën e 33'. Holandezët mund të kishin goditur përsëri pas tre minutash por nga pika e bardhë e penalltisë Ueda gaboi. Në pjesën e dytë VAR anuloi autogolin e Hancko që do të kishte barazuar rezultatin në 2-2 dhe nuk pati fat më të mirë edhe Miovski në minutën e 67' nga penalltia e dytë e humbur në ndeshje, këtë herë për Girona. Sidoqoftë, barazimi erdhi në minutën e 73' me Van de Beek, i shërbyer nga Danjuma. Girona sidoqoftë kapitulloi 6 minuta më vonë në autogolin e tretë të mbrëmjes, që mbajti firmën e Krejčí.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI