Flash

Video/ Spektakël në Dragao, United barazon me 10 lojtarë: një penallti fundos Romën në Elfsborg

Lapsi.al 3 October 2024
Video/ Spektakël në Dragao, United barazon me 10 lojtarë:

Në javën e dytë të Europa League, Roma humbet papritur përballë Elfsborg, me suedezët që fitojnë 1-0. Në Boras Arena, skuadra e Juric krijon shumë mundësi, por nuk arrin të jetë vendimtare, ndërsa vendasit shfrytëzojnë rastin. Baidoo shënon nga penalltia (44') për suksesin e ekipit të trajnerit Oscar Hiljemark, ish-lojtar i Palermo e Genoa. Në fund, verdhekuqtë janë fatkeqë, me një traversë që ndalon Pellegrinin.

Hiljemark, ish-lojtar i Palermo e Genoa, sfidon trajnerin e tij Ivan Juric. Duke zgjedhur një formacion klasik 3-4-3, ai përpiqet të dëmtojë vedhekuqtë me Baidoo, Zeneli e Qasem. Roma, me disa ndryshime në formacion, fillon mirë, por Elfsborg afrohet dy herë për të shënuar. Pas disa tentativave të Romës, penalltia e minutës 44' i jep epërsinë Elfsborg.

Pas pushimit, Juric ruan të njëjtin formacion, por Roma vazhdon të ketë vështirësi në sulm, me shumë veprime të nxituara. Ndryshimet e mëvonshme, me El Shaarawy, Dybala e Dovbyk, sjellin pak gjallëri, por Elfsborg qëndron fort dhe mbron rezultatin. Një humbje e hidhur për Juric, pas barazimit të mëparshëm me Athletic Bilbao.

Lexo më tejVideo/ Europa League: Roma dhe Eintraht Frankfurt ndalen në fund, Ajax shkërmoq Beshiktashin

Rezultatet e ndeshjeve të tjera, fitore për Atletico Bilbao, Frankfurt, FCSB dhe Lyon. Ndeshjet përfunduan me barazim për Twente, Fenerbahçe, Bodo/Glimt, Rojal USG, Plzen dhe Ludogorets. Këto takime ishin pjesë e raundit të dytë.

Rezultatet e mbrëmjes në Europa League:

Bilbao 2–0 Alkmar

Elfsborg 1–0 Roma

Ferencvaros 1-2 Tottenham

Hoffenheim 2-0 Dynamo Kyiv

Lazio 4-1 Nice

Maccabi 0-2 FC Midtjylland

Olympiacos 3-0 Braga

Qarabag 1-2 Malmo

Real Sociedad 1-2 Anderleht

RFS 2-2 Galatasarai

Slavia 1-1 Ajax

Athletic  2-0 Alkmar

Besiktas 0–3 Frankfurt

Porto 3–2 Manchester United

PAOK 0–1 FCSB

Plzen 0–0 Ludogorets

Rangers 1–4 Lyon

Rojal USG 0–0 Bodo

Twente 1–1 Fenerbace

Union St.Gilloise 0-0 Bodoe

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI